22:28 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vasili: Paratë po ikin, ekonomia po rrënohet dhe shkollëpaku argaliset me call center

14:27 | 01/10/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Raporti i OSBE-ODIHR, Vasili: Kryeministri i paaftë të gënjejë, por edhe i paaftë që të kuptojë

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me raportin e Bankës Shqiptare.

Vasili shkruan se Dërdëllitjet televizive të kryeministrit të paditur në kotecin e tij televiziv për call-center për biznesin janë lajthitjet e një mendjeje boshe dhe të paaftë, qe po e çon vendin drejt një humnere ekonomike, që prodhon vetëm varfëri të thellë, polarizim të frikshëm shoqëror, deprimim dhe rrënim pa kthim.

Ndërkohë që shton se “Shqipëria ka nevojë klithëse për model ekonomik dhe për një pakt kombëtar për ekonominë, që të ngjallë besim e siguri, që ta bëjë biznesin të kthejë sërish sytë nga Shqipëria”, përfundon ai.

REAGIMI I PLOTË:

Paratë po ikin, ekonomia po rrënohet dhe shkollëpaku argaliset me call center.

Banka e Shqipërisë raporton se bankat shqiptare po kreditojnë masivisht jo bizneset në Shqipëri, por bizneset në Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe jo pak, por plot 505 milionë euro.

Këta tregues po rriten vit pas viti. Biznesi shqiptar po përjeton ditë shumë të vështira.

Dërdëllitjet televizive të kryeministrit të paditur në kotecin e tij televiziv për call-center për biznesin janë lajthitjet e një mendjeje boshe dhe të paaftë, qe po e çon vendin drejt një humnere ekonomike, që prodhon vetëm varfëri të thellë, polarizim të frikshëm shoqëror, deprimim dhe rrënim pa kthim.

Dikush duhet t’ia shpjegojë këtij kryeministri të paditur, që qesh pa vetëdije, se paratë e drogës dhe krimi që janë ulur këmbëkryq ngado, po e shkretojnë ekonominë e Shqipërisë dhe po i bëjnë edhe investitorët vendas, e jo më ata të huaj, që të ikin nga sytë këmbët.

Shqipëria ka nevojë klithëse për model ekonomik dhe për një pakt kombëtar për ekonominë, që të ngjallë besim e siguri, që ta bëjë biznesin të kthejë sërish sytë nga Shqipëria. Këtë mund ta bëjnë vetëm profesionistët dhe jo shkollëpaku.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

Etiketa: LSIpetrit vasiliramavasili
Pas

Aksident i rëndë në Korçë, mjeti përplas dy të moshuara. Njëra prej tyre ndërron jetë

Para

Shtohen kontrollet, Danimarka vendos ushtarë në kufirin me Gjermaninë

Para
Shtohen kontrollet, Danimarka vendos ushtarë në kufirin me Gjermaninë

Shtohen kontrollet, Danimarka vendos ushtarë në kufirin me Gjermaninë

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.