13:56 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Vasili për ligjin e mbetjeve: Vota jonë nuk do jetë kundër vullnetit qytetar

23:43 | 19/12/2016
në Politikë, Te Gjitha
0
Petrit Vasili: LSI është një makinë, shtyp frenat për …

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka folur sonte për ligjin e importit të mbetjeve.

I ftuar në emisionin “Një natë me Xhaxhiun”, Vasili u shpreh se LSI nuk do të shkojë kundër vullnetit dhe shqetësimit qytetar, duke nënkuptuar se nuk është dakort me miratimin e këtij ligji. Megjithatë ai nuk e deklaroi hapur votën e tij.

 “Së pari unë besoj duhet të jetë të enjten por komisioni përkatës nuk e ka marrë në shqyrtim. Unë vetë e kam të qartë çështjen. Jam përpjekur që idenë e qartë që kam ta bashkëndaj edhe me grupin parlamentar. Shqetësimi publik duhet adresuar pasi është i motivuar. Shqetësim që struktura e shtetit tonë jo gjithmonë i jep përgjigje. Vendimet në kushtet e mosbesimit nuk janë vendime të mira. Kjo frymë do prijë vendimin tonë. Shqetësimi ynë është shqetësimi qytetar. Ne nuk do i shkojmë kundër vullnetit të shqetësimit qytetar. Votën nuk mund ta them publikisht për të ruajtur integritetin e institucionit”, u shpreh Vasili.

Ndër të tjera Vasili foli edhe për akuzat e PD-së ndaj deputetit të LSI-së, Shkëlqim Selami, se është dënuar në Itali për trafik qeniesh njerëzore dhe ka fshehur dosjen e tij kriminale.

Ai u shpreh se nëse kjo është e vërtetë, ai apo kushdo tjetër nuk mund ta përfaqësojë më LSI-në.

 “Kam mbajtur një qëndrim që nuk i ndryshoj asnjë presje. Nuk negociojmë me dekriminalizimin. Në rast se deputeti në fjalë ka rekorde që janë të papërputhshme me ligjin e dekriminalizimit, prokuroria dhe institucionet të ecin përpara me hetimin, ai nuk mund të përfaqësojë më LSI-në. Kushdo qoftë ai, ne jemi investuar shumë për ligjin e dekriminalizimit, ka qenë dhe mbetet prirja jonë. Pa dekriminalizim nuk mund të ketë as reformë në drejtësi.”, deklaroi Vasili. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: importi i mbetjevepetrit vasili
Pas

Aksion masiv anti-korrupsion në Kosovë, arrestohen 59 policë

Para

Përfundon “Dance With Me”, fitojnë Laura dhe Renato

Para
Përfundon “Dance With Me”, fitojnë Laura dhe Renato

Përfundon "Dance With Me", fitojnë Laura dhe Renato

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të paktën 240 të plagosur nga sulmet iraniane në Izrael

Turqia rrit gatishmërinë ushtarake, forcon sigurinë në kufirin me Iranin

Arrestohet në Rinas 25-vjeçari në kërkim nga Kosova, tentoi të hynte me dokumente false

Ilir Meta për Fax News: Shqipëria nuk është më shtet, por territor i kontrolluar nga “Rilindja”

Porti i Durrësit/Policia Kufitare arreston një 25-vjeçar të kërkuar në Kosovë për vepra penale

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë aktivitetin pa u shqetësuar, PD nuk njeh farsën elektorale

Berisha denoncon: Deputeti Arkend Balla punësohet në kompaninë e kartelit të Troplinëve

Avokati Kujtim Cakrani për Fax News: Ilir Meta ka 6 vite nën hetim nga SPAK

Berisha sqaron pse mungoi prej katër ditësh në publik

Përçarje në SHBA: Trump përjashton shefen e Inteligjencës nga diskutimet për Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.