Ministri i Drejtësisë dhe njëkohësisht kreu i LSI-së Petrit Vasili, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ka folur për marrëveshjen Rama-Basha të finalizuar sot.
Sipas tij, pakti mes dy liderëve politik është antikushtetues, ndërsa shton se nuk është bërë sipas Paketës McAllister apo McAllister Plus.
“Edi Rama kërkoi takim kokë më kokë me Bashën, dhe ne që ishim në tavolinë ishim dakord, me propozimin e ndërkombëtareve. Kjo situatë nuk ka lidhje me 2008, pasi sot ka ndodhur ose është ndërtuar një menu, por jo një Republikë e Re, as kushtetuese apo zgjedhore. Edi Rama nuk ka thënë që do ndryshojmë 6 ministra , por ka thënë do vete kështu siç jam në 18 qershor. Paketa McAllister është prishur, pasi Edi Rama ka bërë një Big MaC”- tha Vasili.
“Ne kemi pasur bindje që do kishte një marrëveshje, pasi u krijuan edhe hapësirat për të arritur marrëveshje. 6 ministrat teknikë të propozuar nga opozita besoj se do jetë të papolitizuar, pasi ata jo më kot janë teknikë”, ka thënë gjithashtu kreu i LSI-së. (D.D/Shuplaka)