Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i ftuar në studion e Fax Neës ka folur për axhendën e nesërme të diskutimit të partisë së tij në seancën plenare në Kuvend.
Ai tha se vendi ndodhet përballë një katastrofe politiko-morale.
“Nesër është një debat shumë I rëndësishëm para shqiptarëve si provë për ata që duan një reformë në drejtësi të vertëtë dhe ata që duan një sistem drejtësie si ai para viteve 90, më i keq se ai që kemi tani.
Është dëm i madh për vendin por një dëm edhe më I madh për maxhorancën.”
Duke folur për nxjerrjen e shumë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike, Vasili tha se Rama ua heq qytetarëve paratë për tua dhënë oligarkëve.
“Kjo është amorale dhe mizore. Të jesh i qetë kur të tjerët nuk kanë mundësi të mbeten as në mbijetesë biologjike e të bësh shoë lart e poshtë, është mënxyrë shpirtërore.” – tha Vasili.
Vasili tha se LSI do të paraqesë paketën anti-varfëri, për familjet e varfëra që qeveria ka nxjerrë nga skema ekonomike.
“Aksioni po udhëhiqet nga vetë kryetarja Monika Kryemadhi. Për mua është një varfëri eksplozive por edhe një ekzplozion shoqëror sepse rreth 800 mijë familjarë pa ndihmë janë një numër i madh për një vend me 2 milionë e 800 mijë banorë.
Kryeministri është një qeveritar i përciptë dhe për fat të keq shumë i paditur. As lexon dhe as përqëndrohet . Jepini një kamerë përpara e të fillojë të gënjëjë dynjanë. Nuk dua të komentoj njerëz të tillë karagjozë.” – u shpreh Vasili.
Të të them një gjë, në parlament në të gjitha fjalët e mia kam shprehur fakte jo nga opozita. Që 1/3 e punonjësve të administratës që kanë statusin e nëpunësit civil, është emëruar nga qeveria jashtë ligjit, nuk e ka thënë opozita por komisionerja e Shërbimit Civil që është një zonjë juriste, shumë e nderuar dhe nuk është pjesë e opozitës.
Petrit Vasili u shpreh se duke patur parasysh gjithë problemet e mëdha që ka krijuar për vendin, por edhe problemet e veta personale sipas Vasilit, kryeministri Rama është një moment tragjik i vendit.
“Një njeri me kaq shumë probleme e halle të brendshme, nuk e shëron as tepsia as kazani.” – tha ai në studio.
Më tej Vasili tha se bashkëpunimi i LSI me Partinë Demokratike, si front opozitar, vazhdon shumë mirë. Ai ngriti disa pyetje në lidhje me çështjen e kapjes së 613 kilogramë kokainë në Maminas të Durrësit.
“Pikëpyetje shumë e madhe pse u ndërpre aksioni i policisë për gjurmimin e adresës së pakos së fundit? Ndërsa në Itali sot u kap drogë, këtu e konservojnë rrjetin që të vijojë trafiku dhe kapin vetëm një shofer e administrator.
Ata kërkuan bashkëpunimin e ndërkombëtarëve për protestën e 27 janarit që në fund të fundit nuk do të ndodhte asgjë ndërsa në rastin e kapjes se 180 milionë eurove, thonë që e bën vetë aksionin.” – tha Petrit Vasili.
(E.L/Faxweb)