Në një intervistë të dhënë sot në media zëvëndësambasadori amerikan në vendin tonë u shpreh se klima e biznesit në Shqipëri nuk është aspak e favorshme për investitorët.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar dhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili duke thënë se meqë Rama i ka merak notat, sapo e mori notën zero nga SHBA-të.
”Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon këmbanat e SHBA-së, qe foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.
Meqënëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: ZERO!”, thotë ndër të tjera Vasili.
REAGIMI I VASILIT;
Intervista e zëvendësambasadorit të SHBA-së vë gishtin në plagë.
Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon këmbanat e SHBA-së, qe foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.
Meqënëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: ZERO!
Zeroja e dytë, pas zeros që mori në Trieste, nga ku erdhi pa fituar asnjë projekt për Shqipërinë.
(E.K/SHUPLAKA)