Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ndaj Gramoz Ruçit. Sipas tij Ruçi është përgjegjës për shkaterrimin e parlamentit. Vasili shton më tej se kreu i Kuvendit Ruçi dhunoi ligjin dhe lejoi hyrjen pa urdhër të gardës.
“S’ka asnje alibi per Rucin, qe beri Kuvendin skenen e puçit kushtetues. Fajtor Ruçi, qe Kuvendi po perjeton ditet me te zeza. Ruçi duhet te ndiqet penalisht per dhunimin militar te parlamentit nga Garda.”, shprehet Vasili.
REAGIMI:
Pushtimi militar i Kuvendit, pergjegjesi e rende penale Ruçit.
Ruçi, pergjegjes per shkaterrimin e parlamentit.
Garda zaptoi sallen e dhunoi deputetet. Ruçi dhunoi ligjin dhe lejoi hyrjen pa urdher te gardes. Ruçi pergjegjes, se ligjeroi nje votim antikushtetues. S’ka asnje alibi per Rucin, qe beri Kuvendin skenen e puçit kushtetues. Fajtor Ruçi, qe Kuvendi po perjeton ditet me te zeza. Ruçi duhet te ndiqet penalisht per dhunimin militar te parlamentit nga Garda. (J.V/Faxweb)