Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një postim në Facebook, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për një president të përbashkët me Kosovën dhe përgjigjes nga BE-ja.
Mes sarkazmës dhe revoltës, Vasili shkruan se Rama po këput idiotësi.
Në postimin e tij, Vasili thekson se BE-ja në Tiranë ende hesht pas këtyre deklaratave, ndërkohë që duhet të fliste.
Reagimi i plotë:
Shqipëria digjet kryeministri krihet.
Shqipëria është mbërthyer në darën e papunësisë, varfërisë dhe pasigurisë publike të rëndë ku çdo ditë ndodhin vrasje e grabitje.
Kryeministri këput njërën idiotësi pas tjetrës, që publiku të heqë vëmendjen nga plagët e thella të shoqërisë shqiptare.
BE në Bruksel reagoi për idiotësinë e kryeministrit për “presidentin kooperativist të shumë shteteve”, ndonëse në fakt është kohë e humbur të merresh me të.
Çudia e madhe kjo BE në Tirane.
Ndërsa flet edhe në mes të natës për punë që nuk i përkasin fare, hesht e bën piknik kur duhet të flasë.
Shyqyr që është Brukseli të paktën … se këta të BE në Tiranë janë më të rëndësishëm dhe nuk kanë kohë….
(F.G/Faxweb.al)