Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, lidhur me zhvillimet e fundit në prokurori.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet: “Deklarata e kryeprokurores antiligj thjesht nje diarre rilindase.”
Në reagimin e tij vasili shkruan: “Arta Marku,qe s’ja mban fare qe te hetoje kryeministrin e paditur per audiopergjimin e Agron Xhafes dhe qe s’guxon te hetoje kriminelet, krimet e te cileve ii di gjithe populli shqiptar,perkundrazi heton,denon dhe debon me histeri paranojake prokuroret.”
Më tej ai thekson: “Shqiperia ka kryeprokuroren me mjerane dhe me te kapur te 100 vjeteve te fundit.
E gjunjezuar perpara kryeministrit deri ne poshterim, kryeprokurorja ka zgjedhur te rrezoje prokurorine ne preherin e krimit dhe te kryeministrit te kriminalizuar.
Edhe deklarata e saj ishte dhe mbetet nje diarre rilindase te cilen ja cuan gati,duke i lejuar kryeprokurores farse vetem ti vinte firmen pa e lexuar.”
Në vijim të reagimit të tij, kreu i grupit të LSI thotë: “Kryeprokurorja u vete delegjitimua ndaj duhet dhe do te trajtohet si e tille.
Per kryeprokuroren e paditur kryeministri dhe kriminelet jane me te shtrenjte se gjithshka,por populli i gjithe eshte kunder saj dhe do te dije t’ja tregoje vendin.”, ndërsa e përmbyll reagimin duke thënë se, “Ne plehrat e Sharres ka nje vend edhe per te.”
(B.B/ Faxweb.al)