Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, edhe sot ka hedhur akuza të forta në lidhje me kryeministrin Edi Rama. Sipas Vasilit për faj të tij Shqipëria rrezikon të paguajë rreth 2 miliard euro për prishjen e disa kontratave.
Vasili i ka bërë thirrje kreut të qeverisë duke e akuzuar se nuk flet nga frika e madhe pasi e di që ky skandal e rrëzon nga pushteti brenda 24-orëve.
“Skandalin nuk e ka zbuluar opozita, por Avokatura e Shtetit,e cila e ngriti me shume te drejte dhe pergjegjshmeri kete afere gjigande,” shkruan Vasili.
REAGIMI:
“Kryeminister boll u trembe, fol per 2 miliardë eurot, kursejua shqiptareve nje 97′ te dyte!
Skandali i 2 miliard eurove eshte me i rendi, qe mund te imagjinohet. Kryeministri e ka prej kohesh ne tavoline.
Kryeministri nuk flet nga frika e madhe per pushtetin e tij sepse e di mire qe ky skandal i 2 miliard euro-ve e rrezon per 24 ore.
Ai eshte pergjegjes direkt per disa nga keto gjyqe pasi i ka frymezuar e mbeshtetur personalisht veprimet antiligjore dhe per demin kolosal financiar qe ka ardhur prej ketyre veprimeve.
Skandalin nuk e ka zbuluar opozita, por Avokatura e Shtetit,e cila e ngriti me shume te drejte dhe pergjegjshmeri kete afere gjigande.
Humbja e 2 miliard eurove eshte nje tragjedi me dimensione politiko shoqerore te ngjashme me tragjedine e vitit 97′.
Kryeministri lodhet kot duke u fshehur.
Te gjithe e dine qe kur te ndodhe kjo tragjedi,kryeministri do te ike duke i lene pas zjarrin Shqiperise,njelloj si ata qe ne 97′ pasi i vune zjarrin iken nga vendi.
Shqiperia dhe shqiptaret lenguan per vite te tera pasojat e 97″.
Ndaj kryeministri nuk ka asnje te drejte qe te heshte më, sepse Shqiperia nuk eshte prone e tij.
Kryeminister kurseja Shqiperise nje 97′ te dyte. (J.V/Faxweb)