Kreu i LSI-së Petrit Vasili ka vijuar sot me replikat në distancë. Duke ndarë një foto nga takimi i djeshëm në Lushnje ai thumbon qeverinë Rama.
Vasili shprehet se ka mbaruar koha e fasadave dhe i shtetit që i tregon qytetarëve prangat. Duhet thënë se ditët e fundit janë rritur ndjeshëm kritikat mes palëve për punën e bërë në këto katër vite.
POSTIMI I VASILIT:
Nga takimi madhështor me gratë dhe vajzat e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Lushnje:
“Programi i LSI-së e transformon Shqipërinë. Ikën nga fjalët dhe fasadat, e vjen te konkretja, te tavolina e qytetarit, te qetësimi i biznesit.
Japim përgjigjet që kanë munguar për më shumë se dy 10-vjeçarë për të krijuar një shtet që shtrin dorën dhe nuk tregon drurin, që ofron zemrën dhe jo prangat.
Ky shtet i duhet të gjithëve. Këtu mund të jetohet më mirë dhe qindra e mijëra të rinj nuk kanë nevojë të shikojnë Perëndimin e hidhët e të largët, por ta shikojnë të ardhmen këtu, në vendin tonë”(E.K/SHUPLAKA)