Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka deklaruar se në kulmin e sezonit turistik po krijohet kaos duke prishur pushimet e turistëve.
Vasili i bën thirrje kryeministrit që t’i lërë dëgjesat publike dhe të qeverisë vendin.
REAGIMI I VASILIT:
Në kulmin e sezonit turistik në rrugën Vlorë-Himarë prishen ndërtime pa leje në Dhërmi, hapet rruga për të futur kabllot optike dhe u krijohet kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime.
Kryeministri të lerë dëgjesat e gallatës dhe të qeverisë vendin.
Ky trajtim i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar.
Gjithë viti nuk i doli qeverisë dhe e la rrëmujën për tani që t’jua prishë edhe ato pak ditë pushime shqiptarëve. (B.H/Shuplaka)