Kreu i grupit parlamentar iLSI-së ka reaguar më anë të një statusi në Facebook për padinë e ngritur nga Erion Velia për këshilltarin demokrat Akil Kraja. Vasili denoncimin që kryebashkiaku I ka bërë këshilltarit të djathtë e ka quajtur me ironi si pasojat e gjelit te detit se dhe kryetari I bashkisë njeri është ndaj nuk duhet keqkuptuar.
“Mos e merni seriozisht kete punen e padise per shqetesim emocional te ketij kryetarit te bashkise se Tiranes.
Viti i ri eshte, pasojat e gjelit te detit jane keto, njeri eshte edhe kryetari i bashkise ndaj nuk duhet keqkuptuar.
Por duhet pranuar qe si humor kjo padia vertet na gajasi..” shkruan Vasili
Rikujtojmë se kryebashkiaku Erjon Veliaj ka paditur në gjykatë këshilltarin demokrat Akil Kraja, i cili ka denoncuar pak ditë më parë ngritjen e taksave në Bashkinë e Tiranës për qytetarët. Por denoncimet e Krajës i kanë shkaktuar Veliajt turbullirë të gjendjes emocionale dhe në kushte të tilla ai kërkon në gjykatë dëmin moral që i është shkaktuar.(M.Q/Faxweb)