Kryetari i LSI-së, Petri Vasili, u ka bërë thirrje qytetarëve në rrjetet sociale që ditën e enjte të jenë të gjithë në shesh.
Sipas tij koha nuk pret më dhe është momenti për drejtim të ri.
“ta çlirojmë Shqipërinë tonë nga shteti grabitqar, nga shteti që të gjobit, nga shteti që të drogon dhe nga shteti që të mbush me plehra”, thotë Vasili
POSTIMI I PLOTË:
Të enjten në dt.15 të gjithë në shesh, të rinj, të reja qytetare burra gra,
koha është tani për një drejtim të ri,
ta çlirojmë Shqipërinë tonë nga shteti grabitqar,
nga shteti që të gjobit,
nga shteti që të drogon dhe
nga shteti që të mbush me plehra.
Drejtimi i ri nuk pret më, të gjithë ne shesh.
Një shans për të gjithë!
LSI forcë e parë, LSI forcë e paparë. (B.H/Shuplaka)