Kreu i ri i LSI u shpreh sot në “Studio e Hapur” se ka qenë LSI që ka sugjeruar e para tërheqjen nga Kavaja për zgjedhjet e pjesshme. Ai po ashtu u shpreh se opozita nuk duhet provokuar me retorikat politike që po qarkullojnë për vettingun.
Pjesë nga fjala e Vasilit:
Nuk do doja që Shqipëria të ishte në këtë momnt, akoma diskutojmë zgjedhje normale dhe pjesëmarrje të opozitës.
Në Shqipëri po të bëhen zgjedhje pa opozitën normal që nuk më vjen mirë, përtej konsideratave të ditës, duhet të bëjmë çdo gjë që ta kemi opozitësn, ka disa objektiva që shkojnë përtej 24 orëve, a do të kemi ne negociata pa opozitën?
A mund të kemi zbatueshmëri të reformës në drejtësi pa opozitën? Janë seriozisht të rrezikuara si procese këto.
Ne bëmë gjithcka për këtë gjë, kemi vënë në dispozicion të gjitha mandatet ku marrin pjesë të gjitha palët, unë mendoj që opozita nga njëra anë ka gabuar rëndë kur nuk reflektoi për paketën e McAllister, kishte elemente të një komromisi dinjitoz, këtu ështët tronditur mosbesimi mes klasës politike, por vazhdoj të kem akoma të njëjtën bindje që opozita të vijë, nuk duhet ta provokojmë opozitën, me retorikë, për vettingun, si do të vetëasgjësohet, kjo retorikë vetëm e minon opozitën, por edhe opozita të jetë më e hapur ndaj kompromisit, mazhoranca duhet të jetë e kujdesshme, e ardhmja e vendit kërkon zgjedhje të lira dhe ne kemi precedentë jo të mirë nga e kaluara.
Kavajën dhe tërheqjen e kam mbështetur.
Madje të jemi të sinqertë e kemi sugjeruar ne të parët, ishte për një një çtensionim të situatës, do të prodhonte një pasiguri, do t’i paraprinte zgjedhjet e 18 qershorit. E kam konsideruar një hap të mirë të çtensionimit të situatës. Gati 90 % e paketave turistike janë anulluar për shkak të zgjedhjeve.
(M.D/Shuplaka)