Kreu i LSI Petrit Vasili u shpreh sot në “Opinion” pa dorashka se mendon që dështimi më i madh i qeverisë ka qenë kontrolli i trafikut të drogës në vend.
Po ashtu ai u shpreh i prerë teksa tha se reformë në shëndetësi nuk ka pasur fare.
Pjesë nga fjala e Vasilit:
Duhet të besoj që një lloj impakti ligji i dekiminalizimit e ka dhënë, por ka ende rrugë të gjatë për të bërë.
Jam shumë i lumtur për reformën në drejtësi.
Dështimi më i madh ka qenë çështja e kontrollit të trafikut të drogës, për refrmën në arsim po ashtu kam pasur rezervat e mia. E votova me shpresë por…
Nuk ka pasur reformë fare në shëndetësi, shëndetësia falas nuk funsionoi dhe nuk ndodhi kurrë.
Reforma në drejtësi mendoj është më e rëndësishmja por edhe reforma territoriale.
Kreu i LSI Petrit Vasili është shprehur po ashtu se marrëveshja Rama-Basha nuk e ka zhgënjyer aspak LSI-në, por përkundrazi sipas tij është realizuar ajo që LSI priste prej kohësh.
Po ashtu Vasili ka theksuar se roli i LSI-së, në këtë marrëveshje ishte kryesor, pasi marrëveshja erdhi edhe fal insistimit të saj. Vasili deklaroi se Meta dhe LSI kërkoi qeveri besimi dhe ajo ndodhi dhe për këtë sipas tij nuk ka si të ndihet e zhgënjyer LSI.
(M.D/Shuplaka)