Kryetari i LSI Petrit Vasili ka deklaruar se LSI do të ulë dy herë taksat për ata që përfaqësojnë punë me kualitete të larta.
Në rubrikën “LSI ka një përgjigje për ty”, në fejsbuk, Vasili ka thënë se tgjithë ata që kanë një punë intelektuale dhe që tatoheshin në mënyrë absurde 23% do të tatohen 10%.
“Të gjithë ata persona që shpërblehen mbi 350,000 lekë të vjetra, e deri në 2 milionë, ku mesatarisht ata taksoheshin 20%, taksa e tyre do të jetë vetëm 8 përqind. Vasili : Ndërsa ata që paguhen mbi 2 milionë lekë të vjetra sikurse janë punonjësit e sektorit bankar, mjaft të tjerë që menaxhojnë sektorë të rëndësishëm biznesi, mjaft të tjerë që kryejnë punë intelektuale, në gazetari, në median shqiptare, që tatoheshin në mënyrë absurde prej 23%, taksa e tyre e re e propozuar nga LSI do të jetë vetëm 10%”, është shprehur Kryetari i LSI.(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post