16:44 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“PD ka tradhtuar zgjedhësit” Vasilika Hysi: Kemi gjithë të drejtën morale për të kërkuar mandatin e tretë, reformat duhet ti çojmë para

18:40 | 17/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“PD ka tradhtuar zgjedhësit” Vasilika Hysi: Kemi gjithë të drejtën morale për të kërkuar mandatin e tretë, reformat duhet ti çojmë para

Partia Socialiste tashmë ka ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku synon që të fitojë një mandat të tretë.

E ftuar në Fax News deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, tha se kjo parti ka të gjithë të drejtë morale për të kërkuar një mandat të tretë pasi ka nisur një sërë reformash për zhvillimin e vendit, të cilat kanë nevojë që të konsolidohen dhe të thellohen edhe më tej.

“Të kërkosh mandatin e tretë është mëse normale, për çdo forcë që është në pushtet, por në mënyrë të veçantë për PS-e cila në dy mandatet e mëparshme ka ndërmarrë një sërë reformash të thella, të nevojshme për qytetarët dhe për Shqipërinë të cilat kanë nevojë të konsolidohen por edhe të thellohen më tej.

Mjafton që të bëjmë një bilanc për qeverisjen e Rama1 dhe Rama 2 për të kuptuar që PS është një forcë e cila ndërmerr reforma shumë të thella, herë-herë dhe të dhimbshme, por të domosdoshme për vendin, për mirëqenien edhe për integrimin e Evropian. Prandaj në këtë kuadër ku ne kemi ndërmarrë Reforma, jo vetëm për vendin që e çojnë drejt integrimit, por para së gjithash fuqizojnë ekonominë, rrisin mirëqenien e qytetarëve dhe besoj se kemi të gjithë të drejtën morale për të kërkuar një mandat të tretë dhe për të luftuar. Jam e besim plotë që në Shqipëri në datën 25 prill do të kemi një qeveri me një mandat të tretë të qeverisë socialiste.”- tha Hysi.

E pyetur për “kundërshtarët e padukshëm”, Hysi tha se qytetarët janë tradhtuar nga PD, duke shtuar se po keqpërdorin pandeminë për të bërë politikë.

“Ne luftojmë për të arritur rezultate sa më të mira, ashtu siç edhe kundërshtari ynë. Është e drejtë që kundërshtari  është i padukshëm. Kundërshtari ynë ka braktisur zgjedhësit që e votuan në vitin 2017.  Kjo forcë politike në momente të rëndësishme të vendit ka krijuar gjithmonë pengesa për reformat e vendit.

Pengesa që solli opozita jashtëparlamentare ishin të mëdha. Zgjedhësit janë tradhtuar nga kjo forcë politike. Edhe tani për çështjen e pandemisë, ato duhet të punojnë së bashku me ne për të adresuar një sërë problemesh, por e ka keqpërdor për arsye aspak të dobishme për shoqërinë.”- tha Hysi.

Etiketa: vasilika hysi
Pas

“Boll na hapët barkun me firmën e mbáthjeve”, këngëtarja shpérthen ndaj kolegëve: Jeni shtuar si milingonat, hapni rylin e fytit dhe…

Para

Italia nën álarm, rritet numri i rasteve të reja për 24 orë

Para
Përse koronavirus u përhap kaq shpejt në Italinë e Veriut?

Italia nën álarm, rritet numri i rasteve të reja për 24 orë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dobraç/ Kanosi fqinjin duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, kapet autori në flagrancë

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Rama vizitë në Gjermani, pritet nga Kryeministri i Bavarisë

Tirana zgjedh trajnerin e ri, ia beson pankinën një beratasi

Aksioni për sigurinë ushqimore, Rama ndan pamjet: Mosfaturimi kërcënon shëndetin e konsumatorëve! Angazhim për sekuestrimin e këtyre mallrave

I akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shpall fajtor Gazmir Preçin

Lufta në Ukrainë, Kina ‘del’ nga neutraliteti: Nuk e duam humbjen e Rusisë

Trump i shpalli luftë tregtare, Europa në alarm: Tarifat e reja do të ndalojnë tregtinë SHBA-BE

Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 40-vjeçarin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.