Ditët e fundit në qendër të diskutimeve është rikthyer çështja e komunitetit LGBT. Ndërkohë sot është organizuar një aktivitet nga ana e shoqërisë civile, ku deputetja Vasilika Hysi ka bërë një deklaratë të fortë.
Ajo u shpreh se kolegë të saj në Kuvend nuk patën turp kur u ulën përkrah kriminelëve në Parlament, por i zë tmerri kur vjen fjala për këtë komunitet. Me gjasa Hysi në këtë deklaratë të saj i është referuar kolegut të saj Tritan Shehu.
Deklarata e Hysit:
Në këtë Kuvend krah për krah me ne kanë qenë të ulur kolegë pa integritet, të përfshirë ose të dyshuar për lidhje me botën e krimit ose të koprruptuar. Mes nesh ka pasur deputetë, kolegë dhe kolege që nuk e meritonin të ishin në Kuvend dhe janë pranuar dhe nuk na ka ardhur turp që i kemi pasur një pjesë. Ndërsa kur flasim për çështjet e LGBTI ka kolegë që i zë tmerri dhe nuk e pranojnë diskutimin e kësaj çështje.
Sa herë që ka çështje që lidhen me këtë komunitet ka një hezitim, ka frikë, kanë frikë mos humbasin mbështetësit e tyre në zonat elektorale, disa nuk kanë informacionin e duhur. Unë i kuptoj por nuk i mirëkuptoj. Në këtë kuadër mendojmë se pavarësisht se janë pakica në krahasim me shumicën e deputetëve në Kuved, Kuvendi i Shqipërisë ka shumë për të bërë. Shumica e kolegëve tanë nga mazhoranca dhe opozita kanë një qasje tjetër për të drejtat e njeriut dhe parandalimin e diskriminimit.
Me tej, ajo nenvizoi edhe zhvillimin me te fundit dje ne Kuvend, per miratimin e Kodit te Etikes se deputeteve. Sipas saj, “si deputete kemi të gjithë pjekurinë dhe përgjegjësinë të vendosim raport të drejtë mes lirisë së shprehjes dhe parandalimit. Ti themi jo gjuhës së urrejtjes. Jo vetëm të dekurajojmë përdorimin e saj por të përdorim sanksione disiplinore të ashpra ndaj kudo që përdor gjuhën e urrejtjes në Kuvend por edhe në jetën tonë. Dje Kuvendi ka miratuar kodin e sjelljes e bërë nga të gjitha grupet parlamentare. Nga sot kodi ka hyrë në fuqi dhe fillon zbatimi i tij”.
(E.K/FAXWEB.AL)