13:20 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Vata: S’ka futboll me Dukën në krye, golat si Vllaznia si pësojnë as fëmijët

13:37 | 08/05/2017
në Te Gjitha
0
Vata: S’ka futboll me Dukën në krye, golat si Vllaznia si pësojnë as fëmijët

Përherë e më shumë trukimet e ndeshjeve janë kthyer në qendër të vëmendjes. Pikën mbi i e vendosi në fakt ndeshja e fundit në kampionat mes Skëndërbeut dhe Vllaznisë. Korçarët vetëm në minutat e fundit arritën ta kthenin ndeshjen.

Për Rudi Vatën në vendin tonë nuk do të ketë futboll sa kohë që në krye të FSHF-së qëndron Armando Duka.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe ish-trajneri i Vllaznisë flet për atë që po ndodh me kampionatin shqiptar dhe mbi të gjitha për sfidën mes korçarëve dhe shkodranëve. Edhe për këtë ka një mendim të hapur: As fëmijët 12-vjeçarë nuk do të pësonin 2 gola në minutat e fundit dhe Cicmil nuk është fajtori i vetëm. Sipas tij, rezultati u përcaktua nga një grup.

Rudi, çfarë po ndodh me kampionatin shqiptar në këto javët e fundit?

Po më pyet për kasaphanën… Akoma ju bën përshtypje se çfarë po ndodh në Shqipëri. Situatë kaotike, e cila mund të ndryshojë vetëm kur të ndryshojë kreu. Kur vdiq Enver Hoxha, “vdiq” edhe komunizmi në Shqipëri, kështu që kur të largohet kryetari i sistemit, ndoshta mund të largohet edhe e keqja e futbollit. Them ndoshta sepse pas Enverit erdhën Saliu dhe Nano, të cilët instaluan antivlerat. Antivlera që i kanë krijuar këto halle të mëdha Shqipërisë.

Halle, të cilat duket se shkojnë paralelisht edhe me futbollin… E keni ndjekur atë që ka ndodhur me Skënderbeun dhe Vllazninë?

Unë kam diskutuar ditën e djeshme me disa miqtë e mi dhe kam parë mënyrën se si janë shënuar golat e Skënderbeut, në minutat e fundit shënuan dy gola sepse Vllaznia po fitonte. Unë kam një djalë 12 vjeç që luan futboll dhe normalisht në aspektin e përgjithshëm të futbollit edhe sikur të luanin burrat kundër fëmijëve nuk mund të shënohen dy gola në një hark kohor kaq të shkurtër.

Me lojë normale, Skënderbeu ndoshta do t’u shënonte këtyre fëmijëve vetëm një gol, dy, jo. Edhe mua m’u duk jashtë logjikës normale të zhvillimit të futbollit. Kjo gjë duhet analizuar dhe u përket aktorëve, trajnerit të Vllaznisë dhe drejtuesve për të nxjerrë futbollistët që morën pjesë në këtë akt të shëmtuar.

Trajneri Cungu pas ndeshjes akuzoi mbrojtësin Cicmil dhe tha se nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. A mundet që vetëm një lojtar të përcaktojë rezultatin e kësaj ndeshjeje, apo thjesht ishte një “kokë turku”?

Nuk mundet të gjykoj dhe të them në mënyrë absolute që ky lojtar është i vetëm, por nuk mundet që vetëm njëri të zbatojë një plan, për më tepër në minutat e fundit të ndeshjes sepse plani mund të dështonte. Kjo është e planifikuar dhe për ta zbatuar këtë plan duhet një grup. Ky grup mund të përbëhet minimumi nga katër ose pesë persona.

Penalltia në limit mund të humbet për shumë arsye, rasti i fundit mund të humbet për shumë arsye, në qoftë se bëhet e vështirë nga dhjetë lojtarët e tjerë. Por nuk është çudi e madhe që ndodhin këto fenomene në futbollin shqiptar. Skënderbeu është i përfolur në të gjitha instancat europiane dhe përfaqësuesit e ekipit korçar do të quheshin “doktorë” në situata të tilla, jo profesorë, por doktorë.

Çfarë ndodh që në Europë dënohen (në rastin konkret Skënderbeu), ndërsa në Shqipëri duket sikur ka një mburojë dhe askujt nuk i intereson kjo gjë?

Nuk i intereson sistemit, sepse në atë mënyrë është i ndërtuar. Sistemi ka një kryetar dhe kryetari është Armand Duka. Unë nuk kam asgjë personale me të, por sistemi që ai drejton është i tillë. Unë kam pasur eksperiencën time si trajner i Vllaznisë dhe këto probleme kanë ekzistuar që atëherë. Unë i kam reklamuar, por askush nuk bëri asgjë.

I denoncova edhe në ditën e fundit si trajner i Vllaznisë, por nëse FSHF-ja do të kishte interes për të sulmuar fenomenin, do të kishte hetuar dhe do të merrte masa. Nuk ndodhi asgjë, edhe pse ky burri që e tha ka qenë kapiten i ekipit kombëtar, ka punuar dhe ka luajtur në 6-7 vende të Europës. Unë e thashë për futbollin, jo për Rudi Vatën. Këtyre burrave nuk u interesoi aspak, sepse janë aktorë që marrin pjesë në një valle, e cila drejtohet me radhë nga të gjithë. Orkestra dhe muzika është gjithmonë e njëjtë. 

 

 

Etiketa: ndeshjetRudi Vatasporttrukimet
Pas

Prokuroria kërkon 4 vite burg për ish-gjyqtaren Majlinda Andrean

Para

Sherr masiv mes dy familjeve në Dibër, 3 të plagosur

Para
Vrasja në Laç, flasin fqinjët dhe familja e nuses: Vjehrri e dhunonte

Sherr masiv mes dy familjeve në Dibër, 3 të plagosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/Finalizohet operacioni “Tabachino”, zbardhen dy raste vjedhjeje në të njëjtën tabakino, arrestohen dy autorë

Berisha: Thethi po ndëshkohet politikisht nga Edi Rama, sepse nuk votoi PS-në .Hakmarrje primitive ndaj banorëve

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, Kolegji Zgjedhor merr vendimin

Berisha denoncon ndërhyrjen në Theth: Krim shtetëror i Edi Ramës, asnjë ndërtim nuk ishte në zonë të mbrojtur

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Ilir Metën

Prisnin emigrantë që t’i transportoni kundrejt pagesës, bien në pranga dy persona në Gjirokastër

Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë: Tirana dhe Ankaraja i japin botës siguri e paqe, në një kohë ku retë e luftës janë rrotull nesh

Dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Peqin/ Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.