Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme pranë zonës turistike të Syrit të Kaltër.
Drejt vendit ku ka rënë zjarri janë nisur me shpejtësi dy helikopterë të kompanisë VIVA për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Syri i Kaltër është një prej zonave më të vizituara të Jugut të vendit, nga turistët shqiptarë dhe kryesisht të huaj. Çdo dëmtim i kësaj zone do të përbënte një krim të rëndë mjedisor.
Le të shpresojmë që në sajë të ndërhyrjes së helikopterëve flakët e zjarrit të shuhen në kohë.
(E.K/SHUPLAKA)
Vijon…