Një vatër zjarri po rrezikon tu afrohet edhe banesave në fshatin Grapsh në Dropull.
Sipas informacioneve, policia ka marrë masa duke mos hequr as mundësinë eevakuuimit të banorëve nga shtëpitë e tyre nëse situata nuk do të vihen nën kontroll.
Ndërkohë që është ndaluar gjithashtu edhe qarkullimi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, çka ka sjellë edhe bllokimin e mjeteve në trafik.
Teksa qarkullimi vijon të jetë i rënduar, priten përforcime të efektivëve të Policisë nga forcat e FNSH.