Pas 9 ditëve betejë të pandërprerë me flakët, në masivin pyjor të Pishëporos dhe Darëzezës , situata duket më e qetë. Pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe nga ajri djegia e pyllit ka lënë pas një katastrofë të rëndë mjedisore.
Aktualisht po punohet për shuarjen e trungjeve brenda vatrave ndërkohë që nga dita e nesërme e përgjatë tre ditëve në vijim efektivët zjarrfikës, efektivët e forcave të armatosura dhe punonjës të ADZM do të punojnë për neutralizimin e të gjitha vatrave deri në fikjen e plotë të zjarrit.
Ndërkohë nën kontroll duket situata edhe në kodrat me ullishte në Kraps të cilat u përfshinë nga flakët duke shkrumbuar qindra rrënjë ullinj, e duke u përhapur në anën tjetër të kodrës, drejt Portezës, e madje deri në fshatin Grizë të Patosit.
Mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve pavarësisht terrenit të vështirë ndërsa në ndihmë të tyre janë angazhuar edhe banorët e zonës.
Discussion about this post