Ka përfunduar mbledhja urgjente e thirrur në Bashkinë Vau Dejës nga kryetari Kristian Shkreli, në të cilën të tre nënkryetarët, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët e drejtorive kanë paraqitur dorëheqjet e tyre.
Dorëheqjet vijnë në kuadër të zbatimit të porosisë së kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e institucioneve vendore, një proces që po zbatohet në disa bashki të vendit pas zgjedhjeve të fundit.