Fax News bwn me dije se ndërhyrja në kohë e Policisë në Vaun e Dejës, ka parandaluar përshkallëzimin e një konfikti kriminal që mund të kishte pasoja të rënda.
Mësohet se është arrestuar Luigj Preçi, 60 vjeç, banues në fshatin Nënshat, Vau i Dejës.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte duke u konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin H. P., konflikt i cili rrezikonte përshkallëzimin, deri në përdorim të armës së zjarrit.
Marrja në kohë e informacionit si dhe reagimi i shpejtë e profesional, bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke shoqëruar shtetasit në konflikt dhe sekuestruar një armë zjarri automatike model 56.
(E.L/Faxweb)