Tensionet midis partive të koalicionit qeverisës, LSI dhe PS duket se nuk kanë përfunduar ende, pavarësisht shkarkimit nga detyra të Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Erjon Braçe, shprehet në mënyrë indirekte se LSI-ja e ka marrë zvarrë këtë vend.
“Llafet pa fakte, domethene pa prova, rreshtuar nga nevoja politike, sfidojne te verteten, e kane marre zvarre kete vend e keta njerez.”, shkruan Braçe duke mos përmendur emra.
Statusi i plotë i Braçes:
Vazhdoj te jem edhe me i bindur se;
Puna eshte ajo qe vlen!
Llafet i merr era. Veprat mbeten.
I rrijne kohes si fakt, vizion, pergjegjesi,
pune e perkushtim te gjithkujt.
Kush nuk ka punen, domethene veprat, ka llafet!
Llafet pa fakte, domethene pa prova,
rreshtuar nga nevoja politike, sfidojne te verteten,
e kane marre zvarre kete vend e keta njerez.
Te ardhmen pa diskutim.
Ne rruge, kjo kulture, mund te vleje, ze kohen e ca njerezve.
Por kjo kulture nuk mund te jete kurre kulture qeverisese,
kulture qe udheheq popullin.
Kultura e punes eshte ajo qe i duhet ketij vendi.
Puna duhet te udheheqe njerezit.
Puna ndrin! Puna i fshin llafet, i ben te pavlera.
Puna eshte e forte, si e verteta.
#rrofshinPunetoret
vo: besoj jam i qarte per gjithsecilin nga ju qe me keni kerkuar prej dje, kuptimin e statusit qe postova ne mbremje
Një ditë më parë Braçe i sugjeroi PS-së, kryeministrit Rama dhe ministrave socialistë një zgjidhje “orgjinale” për daljen nga debatet me LSI-në. Me një status të publikuar në “Facebook”, Braçe, duke mos e konsideruar qeverinë si një të tërë, por të ndarë në të PS-së dhe LSI-së, i sugjeron “gjysmës së tij” që të fokusohet tek puna dhe ta lerë “pjesën tjetër” të merret me llafe. “PS, qeveria dalë prej saj, duhet të jetë tërësisht e fokusuar tek puna, dhe jo tek llafet. Me llafe nuk ja dalim dot”, – shkruan Brace duke ironizuar LSI-në, zyrtarët më të lartë të së cilës kanë bombarduar me akuza ditët e fundit ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Policinë e Shtetit, duke i cilësuar drejtuesit e saj si të pozicionuar politikisht, pjesë të bandave kriminale dhe se kanë mbështetur kultivimin e kanabisit. (D.D/Shuplaka)