Pas sekuestrimit të një sasie të madhe droge në Gjirin e Bristanit në Karaburun, policia e Vlorës ende po vijon aksionin.
Përveç 96 pakove të zbuluara para disa orësh, tanimë janë edhe 8 pako të tjera, duke e çuar numrin e pakove me kanabis në 104.
Ndërkohë autorët ende nu8k janë identifikuar, por bardhë e blutë po punojnë për arrestimin e tyre.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për operacionin antitrafik në Karaburun, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlore, Policia Kufitare, Delta Forcë e GdF, si rezultat i krehjes së territorit, policia ka gjetur dhe sekuestruar pak më parë edhe 8 pako të tjera të madhësive të ndryshme me lëndë narkotike cannabis sattiva. Gjithësej 104 pako. Pas peshimit të të gjithë lëndës narkotike të sekuestruar gjatë operacionit, rezultoi se pesha e saktë është 1708 kg. Po vijon kontrolli i territorit në një perimeter të gjerë për gjetjen dhe kapjen e autorëve.”,
Operacioni policor për kapjen e lëndës narkotike ka filluar ditën e djeshme dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe kohës me reshje është finalizuar sot. (D.D/Shuplaka)