08:09 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vazhdon beteja në mbrojtje të Valbonës, qytetarët kërkojnë ballafaqim me ministren e Drejtësisë

16:48 | 07/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vazhdon beteja në mbrojtje të Valbonës, qytetarët kërkojnë ballafaqim me ministren e Drejtësisë

Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me vendimin e Gjykatës së  Tropojës, për të hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Apelit për ndalimin e punimëve të HEC-eve në Valbonë.   Kompania “Gener 2” nuk i ka ndalur punimet edhe pas vendimit të Apelit, por ka vazhduar ndërtimin e HEC-eve të Dragobisë dhe Ceremit.

Protestuesit kanë kërkuar nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj të reagojë menjëherë për krimin që po bëhet në Valbonë.

“Skandali në Valbonë, skandal në gjithë Shqipërinë. Po neglizhoni në mënyrë skandaloze të drejtat e banorëve në Valbonë. Krimi që po bëni në Valbonë është një krim që penalizon një komunitet të tërë. Prandaj zonja ministre reagoni menjëherë. Vendosni ligjet e duhura për këtë tokë. Krimi në Valbonë, është krim ndaj natyrës”, janë shprehur përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndërkaq ambientalisti i njohur, Sazan Guri ka kërkuar që punimet të ndalohen sot, sepse sipas tij nesër është shumë vonë dhe do të ketë dëme të pakthyeshme.

“E nderuar zonja ministre edhe ju zoti kryetar i gjykatës së Apelit, ne po ju kërkojmë që të ndaloni sot punimet në Valbonë sepse nesër është vonë.  Ndaloni sot se nesër është vonë. Ne jemi këtu për t’ju kujtuar se jeni duke shkatërruar, po e ktheni vendin në një skëterrë. Janë 14 dëme të pakthyeshme që ju i bëni përmes këtyre dëmeve ogurzeza”,tha Sazan Guri.

Është për t’u theksuar se në protestë nuk ka vetëm shtetas shqiptarë, por edhe nga trojet shqiptare. Një qytetar nga Gjakova, është shprehur se Valbona  nuk i përket askujt në veçanti por gjithë kombit. “Valbona nuk është e Gjakovës, as Tropojës por e gjithë kombit kombëtar. U mor vendimi për ndërprerjen e punimeve dhe ja ku jemi këtu, nuk ka demokraci”, u shpreh ai.

(J.D/Faxweb.al)

 

Pas

Akuzat e rënda, Sali Berisha i reagon Hashim Thaçit: Kjo është e vetmja përgjigje që kam

Para

“Kufijtë lëvizin vetëm me luftë”, Hashim Thaçi i reagon Haradinajt: Vërtetë nuk mbetet rrugë tjetër…

Para
“Kufijtë lëvizin vetëm me luftë”, Hashim Thaçi i reagon Haradinajt: Vërtetë nuk mbetet rrugë tjetër…

“Kufijtë lëvizin vetëm me luftë”, Hashim Thaçi i reagon Haradinajt: Vërtetë nuk mbetet rrugë tjetër…

Discussion about this post

 



Të Fundit

U arrestuan pas dyshimeve për ndërtimin e një TEC-i në hapësirë publike, lirohen drejtori dhe inxhinieri i kompanisë “Delvina Gaz”

Cunami në Japoni/ Valët e forta godasin brigjet e Hokkaidos

Eurostat: Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Trazira në kryeqytetin e Angolës pas 4 të vrarëve në protestat për rritjen e çmimit të karburantit

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në Japoni dhe SHBA!

Parashikimi i motit për sot, 30 korrik 2025

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.