Vijon të jetë i bllokuar kalimi në pikën kufitare të Kakavijës.
Autoritetet konfirmojnë për Fax news se deri ne orën 13:30 për shkak të riparimit të defektit në sistemin e policisë greke nuk behët kalimi i asnjë shtetasi përveç shtetasve grekë dhe atyre që janë me leje qëndrimi greke.
Ky problem është shfaqur prej pasdites së djeshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Greqinë.
Dje për disa orë me radhë qindra dhe mijëra qytetarë ishin të detyruar që të prisnin me orë të tëra në Kakavijë dhe në Kapshticë.
(E.K/FAXWEB.AL)