21:09 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vazhdon debati, Artan Fuga: Blegërimat e tromaksura të Henri Çilit

20:13 | 31/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
0
Vazhdon debati, Artan Fuga: Blegërimat e tromaksura të Henri Çilit

Akademiku Artan Fuga ka shkruar sërish për tezën e tij të arsimit publik falas dhe cilësor por pa harruar Henri Çilin, me të cilin këto kohë ka pasur një debat të fortë, me deklarata dhe kundërdeklarata.

“Henri Çili i kapur në fijet pa rrugëdalje, i tromaksur nga paralajmërimet që i vijnë nga të gjitha anët, blegërin duke shpifur e pështyrë përreth dhe sipër kokës së tij se Sali Berisha dhe Lulzim Basha paskan hequr dorë, sipas tij, nga ato që paskan biseduar gjoja dikur me këtë tipin në fjalë për arsim me lekë, për shkak se janë të ndikuar nga unë, uluritësi, regresisti, ujku Artan Fuga”, -shkruan Fuga në rrjettet sociale.

“Unë bërtas, po, sepse nuk mund të duroj që rinia shqiptare gjoja të arsimohet dhe të rripen prindërit për një të drejtë politike bazë si ajri, drita, pejzazhi, sikurse është arsimi universitar publik falas”, -ka shtuar Fuga.

POSTIMI:

Blegërimat e tromaksura të Henri Cilit
———————————–
Po, unë i vihem në krah rinisë studentore shqiptare që ajo të kërkojë me forcë dhe pa u ndalur të drejta politike të zhvilluara, dinjitoze sikurse gjithë rinia e Europës.

Arsim publik si në Itali, Francë, Hollandë, Belgjikë, Suedi, Norvegji, Greqi, Gjermani, etj !

Me shuma të vogla tarifore hyrëse dhe të subvencionuar nga shteti!

Arsim publik falas, cilësor, dhe të suksesshëm!

Të papolitizuar! 
Të pakorruptuar!
Jo servil të pushteteve!

Jo fallco !

Unë dhe miqtë e mi dimë si ta bëjmë brenda dy vjetësh! Asnjë ditë më shumë!

Arsim falaaaaas ! A dëgjon ore ti aty te cepi !

Henri Cili i kapur në fijet pa rrugëdalje për të të politizimit, i tromaksur nga paralajmërimet që i vijnë nga të gjitha anët, blegërin duke shpifur e pështyrë përreth dhe sipër kokës së tij se Sali Berisha dhe Lulzim Basha paskan hequr dorë, sipas tij, nga ato që paskan biseduar gjoja dikur me këtë tipin në fjalë për arësim me lekë, për shkak se janë të ndikuar nga unë, uluritësi, regresisti, ujku Artan Fuga.

I tromaksur nga paralajmërimet ky tipi, më ngjan me një tjetër, një ish shoku im që kur për faj të vet përplasi kokën te një kanatë dritareje prej druri të fortë, nga dhimbja e humbja e kontrollit i gjuajti me shpullë një peme aty pari dhe theu edhe dorën.

Të vjen t’ja plasësh gazit kur ai thotë se Lulzim Basha ndikohet nga ulurimat në facebook të regresistit, punistit, etj., Artan Fuga për arsim falas!!!

A thua se jam ujk!

Unë bërtas, po, sepse nuk mund të duroj që rinia shqiptare gjoja të arsimohet dhe të rripen prindërit për një të drejtë politike bazë si ajri, drita, pejzazhi, sikurse është arësimi universitar publik falas!

Falaaaaaaaaas! A dëgjon ore ti te ai cepi !

Kurrë nuk kam biseduar për këtë as me zotin Berisha as me zotin Basha!

Kudo ku ai gjoja është liberal, e përzjen gjoja liberalizimin me autoritetin dhe dhunën e shtetit, në një amalgamë pikëpamjesh neofashiste si të tijat

E mirëkuptoj!

Me kujtohet kur çau në dysh kanatet e universitetit të tij për të mbipopulluar sallat e leksioneve me nëpunës që nga ndrojtja se mos humbisnin vendet e punës e të tjerë pranonin të zënë keq një masterizim duke paguar qimet e kokës!

Nuk dalloja dot më a isha në miting apo në leksion!

Atëhere më hyri dyshimi dhe vendosa të iki me vrap. U zhvleftësua diploma e masterit, sepse një diplomë që të gjithë e kanë nuk vlen as për karrierë, sikurse u zhvleftësuan qindrat e doktoraturave që rrjedhin si uji në Lanë.

Rilindasit tanë kanë qenë me shkollën Zosimea, gjimnaz, në Janinë, kurse lekomania na kërkon me mastera me lopatë e pa cilësi e doktorë pa kontribute !!!

Nën akuzat e politikës, nuk di kujt t’ja prish e t’ja ndreqi:

Mbështet Edi Ramën, por sapo e akuzon Sali Berisha, i thotë : Doktor, aman të keqen do të votoj, jam me ty, hajde!

Të vdesësh gazit!

Eshtë liberal se lexon Fridmanin, u pikaaaaa mua, dhe pranon që kuotat e studentëve t’ia sjellë në tavë ministria!

Të mbash barkun me dorë nga të qeshurat!

Eshtë respektues i mendimit të lirë ky blegëruesi, i trembur, dhe i zënë në darën e asaj që ka prodhuar, por sulet me sharje e fyerje ndaj meje që në punë time zhvilloj tezat për një arësim publik falaaaas!

Me lotë, me lotë, hahahaha!

Falaaaaas ore ti atje!

Falaaaaaaaas!

Kujton se bën edhe shiun edhe erën,

unë flas për arësim publik dhe nuk denjova as ta përmend strukturën e vet privato-publiko-qeveritare, kurse ai do që edhe të ngjyejë në kanaçen e vet, por edhe të na bëjë rregulloret dhe politikat edhe për arësimin e lartë publik.

Blegëri, 
blegëri, 
more
Henri!

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: artan fugahenri cili
Pas

“Një copë buke me gjalp nuk na duhet!”, Bregu akuzon BE-në se nuk po i thotë gjërat troç

Para

Berisha: Çunat e krimit heshtin për të mbyturit me skafe! Denoncuesit japin emra…

Para
Berisha: Çunat e krimit heshtin për të mbyturit me skafe! Denoncuesit japin emra…

Berisha: Çunat e krimit heshtin për të mbyturit me skafe! Denoncuesit japin emra...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.