17:17 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Vazhdon greva e ish-të përmbyturve në Shkodër, grevistët nuk lejohen as të shkojnë në banjo (FOTO/VIDEO)

23:25 | 25/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Vazhdon greva e ish-të përmbyturve në Shkodër, grevistët nuk lejohen as të shkojnë në banjo (FOTO/VIDEO)

Greva e urisë në Shkodër vazhdon edhe në këto orë të vona të mbrëmjes. Grevistët kërkojnë nga qeveria dëmshpërblimin për përmbytjet e 2010-ës dhe 2011-ës, prej të cilave pësuan dëme të rënda ekonomike.

Banorët që kanë hyrë në grevë urie janë: Gjon Lasku, Pal Marku, Frrok Kola, Lush Ndoci, Arben Kola, Mhill Guri, Skënder Mhilli dhe Dritan Ndreu.

Ata kishin dorëzuar më herët në polici kërkesën për lejen për zhvillimin e grevës së urisë, çka iu refuzua.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, gazetari Simon Shkreli shkruan se greva po kryhet në kushte ç’njerëzore, pasi grevistëve nuk u lejohet as të shkojnë në banjo.

“Greve urie ne kushte çnjerzore. Policia e shtetit nuk i lejon as ne banjo te shkojne grevistet. Kerkojne demshperblimin e permbytjeve te viteve 2010-2011-te. Ne te ftohtin e acarte me temperature -2 ata qendrojne ne shesh te mbeshtjelle me batanije. U privohet e drejta themelore ajo e protestes kurse policia ushtron presion! Ata po shkojne drejte vetefilijimit. Te braktisur dhe te deshperuar kerkojn te drejten e tyre. Heshtin te gjithe maxhoranca e opozita. Ata qe i permbyten dhe ata qe u premtuan! #ndjehemiturperuar”, shkruan Shkreli.

Sakaq, gazetari ka publikuar disa foto nga situata e grevistëve të mbledhur përpara bashkisë, ku shihet qartë gjendja e rëndë e tyre, për shkak të të ftohtit.

Në lidhje me protestën, pak orë më parë ka reaguar edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila thotë se të përmbyturit janë në të drejtën e tyre.

“Pra kjo është alternativa e kësaj qeverie për Shkodren, asnjë lek, asnjë fond, asnjë interesim. Në vend të zgjidhjeve për njerëzit, ofrohet dhunë, kordona policie.
Të përmbyturit janë në të drejtën e tyre, por diskriminohen hapur nga Edi Rama e qeveria e tij që pas braktisjes po tenton të fuse dhe konfliktin në qytetin më të madh të Veriut. Meqe ai nuk votohet në Shkodër, hakmerret dhe çon deri në fund trillet e tij. Nuk i ka bërë mirë llogarite. Shkodra dhe shkodranët nuk jane sunduar me polici e forca të armatosura as në ditët me të këqia të diktatures. është koha që ai të reflektoje, të ndryshoje raportin me Shkodrën, duke respektuar në mënyrë të barabartë të drejtat e çdo individ në këtë vend, e të ushtroje detyrimin që ka si kryeministër.”, shkruan ajo në Facebook. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”940″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: grevaShkoder
Pas

Arta Dade: Koalicioni me LSI duhet të vazhdojë, PDIU…

Para

Tronditet Greqia, tërmet 5.4 ballë në ishullin e Kretës

Para
Tronditet Greqia, tërmet 5.4 ballë në ishullin e Kretës

Tronditet Greqia, tërmet 5.4 ballë në ishullin e Kretës

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 administratorët e bashkisë Maliq dorëhiqen nga detyra

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në qarkun e Dibrës, largohen 35 drejtues të Njësive Administrative

Sulm ndaj Karabinierëve në Romë: Shqiptari 26-vjeçar kapet me kokainë dhe para cash

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Trump: Britania e Madhe do të luftonte për SHBA-në, por s’mund të them të njëjtën gjë për BE-në

Këshilli i BE-së vendos sanksione ndaj 8 iranianëve për shkelje të të drejtave të njeriut

Bashkia Krujë/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive.

SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin Jurgis Çyrbja, akuzohet zyrtarisht edhe për korrupsion në zgjedhje

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.