Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin thotë se nuk e ka problem nëse Juventus, Barcelona dhe Real Madrid largohen nga Champions League. Lufta e ftohtë mes qeverisë së futbollit dhe SuperLeague vazhdon.
Ceferin ka sulmuar, Juventusin, Real Madrid dhe Barcelonën, tre ekipet e vetme që vazhdojnë të mos heqin dorë nga krijimi i një kompeticioni të ri që ata e quajnë SuperLeague. “Nuk do shqetësohesha nëse Juventus, Barcelona dhe Real Madrid do largoheshin nga UEFA. Është qesharake të shikosh se si ata duan të krijojnë një kompeticion të ri dhe njëkohësisht të luajnë në Champions League.
Ata po përpiqen të vrasin futbollin. Florentino Perez ankohet se klubi i tij do mbijetojë vetëm me krijimin e SuperLeague dhe pastaj ofron 180 milionë euro për Kylian Mbappe” ka thënë Ceferin për “Der Spiegel”.