Vatra e zjarrit në fshatin Kallmet, nj.ad.Kallmet, bashkia Lezhë, vazhdon të jetë aktive afër banesave të fshatit Kallmet i Vogël. Intensiteti i erës e cila favorizonte per rritjen e aktivitetit të vatres është ulur.
Komandanti i MZSH I bashkisë ka stacionuar zjarrfikëse pranë banesave me qëllim mbrojtjen e banesave.
Në terren janë 40 forca zjarrfikëse, 10 mjete zjarrfikëse, 3 bashkia Lezhë, 2 bashkia Kamëz, 1 bashkia Malsi e Madhe, 1 bashkia Mirditë, 3 bashkia Tiranë dhe 9 forca të sherbimi pyjor, 4 forca te MC, Grupet e FNSH të policise së shtetit dhe ato të rendit dhe rrugores.