Në Velipojë është marrë peng një person dhe shkak është bërë një borxh i pashlyer.
Kjo ngjarje u pikas nga policia pasiautomjeti ku ndodhej personi i marrë peng, nuk iu bind postbllokut të policisë, në aksin Shkodër-Velipojë në zonën e Plazhit. Sipas policisë bëhet fjalë për një pengmarrje, për një shumë parash prej 4 mijë eurosh.
Mësohet se autoritetet kanë mundur të identikojnë si pengmarrësit, i cili është nga Velipoja, ashtu sikurse dhe viktimën e kësaj ngjarjeje, një qytetar nga Shkodra por indentetete tyre nuk bëhen publike.
Shkak i kësaj pengmarrjeje është debati që ka ndodhur mes dy personave mbrëmjen e së hënës për kthimin e borxhit.
Nga infomacionet e deritanishme palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin. Më pas personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.
Sipas tvklan.al identikimi i autorit të kësaj ngjarjeje u bë përmes targave të mjetit. Policia mësohet se ka tentuar përmes familjarëve të autorit që të kontaktojë me të, për të negociuar lirimin e pengut, por deri më tani tentativat kanë qenë pa sukses. (J.V/Shuplaka)