Po vazhdon protesta në Rrugën e Kombit aty ku për më shumë se 4 orë qytetarët kanë dalë për të kundërshtuar tarifën e vendosur nga qeveria për Rrugën e Kombit.
Gazetarja e Fax News, Klaudia Karabolli, raporton nga Kukësi se protestuesit nuk tërhiqen.
Ata kërkojnë që një përfaqësues nga qeveria të shkojë pranë tyre dhe të jepet garancia se tarifa e vendosur nga qeveria për kalimin në këtë rrugë do hiqet.
Protestuesit thonë se nuk e dinë se sa do të zgjasë protesta, por ata janë të gatshëm për një marrëveshje për heqjen e tarifës.
“Nuk do lejojmë drejtuesit e mjeteve të kalojnë. Jemi të gatshëm të kemi një marrëveshje për heqjen e tarifës. Nuk e dimë sa do të zgjasë protesta. Duhet të vijë qeveria këtu.”,-janë shprehur protestuesit.
(F.G/Faxweb.al)