03:56 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Vazhdon ”telenovela” maqedonase, LSDM nis bisedimet me partinë e Ali Ahmetit

19:29 | 06/02/2017
në Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vazhdon ”telenovela” maqedonase, LSDM nis bisedimet me partinë e Ali Ahmetit

Prej ditësh vazhdon të jetë mjaft konfuze situate postzgjedhore në Maqedoni. Kur u fol se kishte një marrëveshje ndërmjet Gruevskit dhe Ali Ahmetit për kushtet e shqiptarëve, gjithçka rezultoi një dështim.

Ndërkohë tashmë është rradha e partisë së Goran Zaev të provojë shanset e veta në krijimin e qeverisë së re maqedonase.

Intensifikohen bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së për të negociuar një bashkëqeverisje të mundshme. Nënkryetarët e BDI-së Teuta Arifi, Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta pas takimit me përfaqësuesit e partisë së Zaevit, deklaruan se e kanë njoftuar palën tjetër me qëndrimet e tyre rreth gjuhës shqipe, reformave në gjyqësor ku përfshihet edhe Prokuroria Speciale, Raportin e Pribesë si dhe eurointegrimet. Arifi tha se është kërkuar edhe zbatimi i Platformës së Përbashkët të partive shqiptare.

Për ne ajo që është shumë e rëndësishme, vendosëm në tryezë prioritetet që lidhen me platformën e partive politike shqiptare dhe me pikat e panegociueshme të BDI-së; zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe, realizimi i reformave të plota në drejtësi dhe integrimi i plotë i vendit në NATO dhe në BE. Mund ta konsideroi atmosferën shumë kontruktive kurse për sa i përket vendimeve përfundimtare, ata do t’i sjellë kryesia e BDI-së në krye me kryetarin Ali Ahmeti – deklaroi Teuta Arifi , nënkryetare e BDI-së, raporton Alsat M.

LSDM-ja u përfaqësua nga sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski, nënkryetarja Radmilla Shekerinska dhe Renata Deskoska. Shekerinska nuk bëri të ditur nëse do ta përkrahin platformën dhe zyrtarizmin e shqipes por deklaroi se konsultimet do të vazhdojnë si brenda partisë, ashtu edhe me partitë e tjera, deri sa të formohet një qëndrim për këto pika.

Këto takime dhe diskutime do të vazhdojnë. Diskutime zhvillohen në të dy partitë por vlerësojmë se qëllimi është i përbashkët që Maqedonia të dalë nga kjo krizë dhe sa më shpejt të ketë Qeveri. për secilën nga këto pyetje do të dalim me qëndrim megjithatë mendoj se duhet fillimisht të qartësohemi brenda partisë, para partive politike me të cilat bisedojmë dhe menjëherë do t’i deklarojmë edhe qëndrimet tona – tha Radmilla Shekerinska, zv/kryetare e LSDM-së. .

Ndërkohë që në vend zhvillohen negociata për formimin e Qeverisë, komisioneri evropian për zgjerimin Johanes Han pritet të arrijë në Shkup gjatë ditës së enjte. Pas pjesëmarrjes në takimin e përbashkët të ministrave të jashtëm të Ballkanit, Han pritet të takojë të gjitha palët e përfshira në situatën aktuale, pa precizuar nëse bëhet fjalë për takime me vetë liderët e partive. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: bdilsdmqeveria ne maqedoni
Pas

Beatrix Ramosaj më në fund ja ka dalë, 5 muaj pa të (FOTO)

Para

Pak para lindjes së fëmijës, Irina Shayk ndryshon tërësisht pamje (FOTO)

Para
A do ta bënit edhe ju këtë që ka bërë Irina? (FOTO)

Pak para lindjes së fëmijës, Irina Shayk ndryshon tërësisht pamje (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.