Banorët e Këlcyrës kanë pritur me thirrje kryetarin e Bashkisë së tyre, Klement Ndoni të cilin e bëjnë përgjegjës për shembjen e rreth 30 ndërtesave në pronësi të tyre, në kuadër të zbatimit të një projekti urbanistik të Bashkisë Këlcyrë.
Banorët janë mbledhur dhe i kanë shkuar në zyrë kryetarit Ndoni duke i kërkuar shpjegime lidhur me projektin.
Mes tyre ka pasur një debat të ashpër ku më së shumti banorët i kanë kërkuar transparencë kryetarit të tyre në lidhje me projektin e Bashkisë.
Sipas tyre ky projekt as që ekziston, ndërsa kryebashkiaku i cili shihet në video teksa mundohet të zbusë gjakrat duke u thënë se do ua tregojë projektin.
“Uaa çfarë bën ky more“, dëgjohet një banor të shprehet
Debati i plotë:
Banori: Këtë që po na bëjnë ne sot nuk është pjesë e projektit, më lërë të flasë. Na tregoni pak projektin, pse po na prishni pronat.
Kryebashkiaku Ndoni: Flisni me radhë, shumë mirë bëni kërkesat dhe ne ua paraqesim projektin.
Banorët: Kemi ardhur si banorë të kërkojmë projektin, të lutem shumë na trego pak projektin që na ka ardhë për prishjen e banesave.
Kryetari i bashkisë : Do ta bëj gati projektin dhe do ua sjell.
Banorët: Uaa çfarë bën ky more…
Banori: Unë e di që në 2017-ën ka dalë një projekt që nuk na prishen banesat, tani kur doli ky projekt?
Banori: E ke dëshirën e mirë të na ndihmosh si burrat po si burrat duam ta dimë, a ke dëshirë të ndërhysh në instanca?.
Kyebashkiaku Ndoni: Kjo është një procedurë që nuk ka lidhje me dëshirën, por me projektin pasi baza është projekti.
Banori: Ke një javë që nuk dukesh në zyrë, se unë të kam sjellë në atë karrige more legen, se ke qënë një copë qumështori. Ti je legen dil jashtë more, se nuk je për këtu ti, asnjë të mos dalë jashtë, Të dalë ky jashtë se ky nuk është për këtu, më je bërë si buf pulash dhe shtembëron turinjtë aty.
Një ditë më parë dhjetra banorë të Këlcyrës dolën në protesta pasi një projekt i kesaj bashkie do të ndërhynin duke prishur 30 ndërtesa më së shumti biznese në kuadër të ridimensionimit të pedonales së qytetit.
Duke folur për Fax News banorët u shprehën se kreu i Bashkisë së Këlcyrës Klement Ndoni, nuk i ka pritur ata në takim, dhe ca më keq, ai nuk gjendet fare në zyrën e tij. Një tjetër problem që ngritën banorët ishte dhe ai i vlerës së dëmshpërblimeve, që për ta është tërësisht qesharak (lexo këtu).