02:27 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Vdekja e 16-vjeçares në spitalin privat, lumë reagimesh në rrjetet sociale për ngjarjen e rëndë

16:17 | 16/05/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e 16-vjeçares në spitalin privat, lumë reagimesh në rrjetet sociale për ngjarjen e rëndë

 

Pas vdekjes së 16-vjeçares Blerta Pepa në spitalin Continental, një lumë reagimesh ka pasur në rrjetet sociale nga njerëz të medias dhe politikës.

Mësohet se 16-vjeçarja  ka humbur jetën në sallën e operacionit rreth orës 01:00 të ditës së djeshme.

Një nga ata që ka reaguar ashpër ka qenë gazetari Klodian Tomorri.

“A mund te ma shpjegoje dikush qe ka njohuri se si mund te vdese nje njeri nga anestezia? A eshte faji i organizmit te njeriut qe reagon keq ndaj anestezise, apo eshte gabim njerezor i mjekut? Si mund te shmangen humbjet e jetes ne keto raste? Une kam pershtypjen se tregu i spitaleve private ne Shqiperi eshte i nenrregulluar dhe kjo pune do nje zgjidhje urgjente”,-shkruan Tomorri.

Pas ngjarjes së rëndë reagimet më negative ishin ndaj mjekut anestezist i cili ndodhet në gjendje të rëndë pas një infarkti pas ngjarjes.

Deputeti i djathtë Tritan Shehu ka shkruar se është e pandershme të denigrosh mjekun e një tragjedie pa fajtor.

POSTIMI:

E PA NDERSHME TE DENIGROSH MJEKUN PREJ NJE TRAGJEDIE PA FAJTOR!

Po shkruaj keto rreshta si Profesor i Anestezi-Reanimacionit e Kryetar i asaj shoqate shqiptare, perpara se te dalin konkluzionet zyrtare te ekspertizes per tragjedine qe ndodhi sot ne nje salle operacioni te Tiranes.

E bej kete i indinjuar nga te gjithe ata qe pa u menduar po hedhin “balte” mbi mjekun anestezist, i cili per hir te ndergjegjes se larte te tij, po lufton keto ore me vdekjen.

SE PARI DUA T’I SHPREH DHIMBJEN E THELLE E NGUSHELLIMET E MIA FAMILJAREVE TE VAJZES SE RE, QE HUMBI JETEN SOT.

Me tej dua te sqaroj disa detaje paraprake teknike, pikerisht per te hequr “balten” e qetesuar sado pak dhimbjen:

Fatkeqja sot gjate nje interventi ortopedik pesoi nje komplikacion anestetik te rende e me mortalitet shume te larte kudo ne bote, hipertermi malinje.

Ky nderlikim eshte pothuaj i pa mundur te para diagnostikohet e te parandalohet; ai vjen nga nje clirim masiv energjish termike nga muskujt, si pasoje e aplikimit te substancave te anestezise. Fatmiresisht eshte nje nderlikim shume i rralle ne subjekte me probleme te lindura, por qe ne jeten normale nuk kane asnje shqetesim.

Theksoj se ky nderlikim nuk lidhet me gabime njerrezore, anestetike, dozime te substances etj, si dikush pa pergjegjesi ka thene sot; eshte pothuajse nje fatalitet.

Dhe kjo ndodhi sot; fatkeqesisht gjendja nuk u dominua dot, me gjithe ndihmen reanimatore komplekse te zbatuar nga mjeku anestezist.

Sidoqofte le te presim perfundimet e ekspertizes mediko-legale, per te bere konkluzionet perfundimtare.

POR NDERKAQ PA DENIGRUAR PERSONALITETIN E MJEKUT PERKATES, I CILI SI PASOJE E TRAUMES PSIKOLOGJIKE DHE E DHIMBJES KA TENTUAR VETE VRASJE, AI ESHTE MIDIS JETES E VDEKJES.

PS.Kolegu perkates eshte nje mjek me pervoje e dije te plota, me koshience te larte civile e pergjegjesi profesionale, gje e cila e shtyu edhe drejt atij akti ekstrem.

I UROJ SHERIM TE SHPEJTE KOLEGUT TONE!

Një nga ato që kanë reaguar ka qenë edhe moderatorja Klea Huta e cila e ka njohur gjatë Gjeniut të Vogël 16-vjeçaren. 

“Shpirti vogël , pa fjalë. U prehsh në paqe me ëngjëjt dritë e vogël. Zoti ja lehtësoftë dhimbjen familjarëve”,-shkruan Huta.????

Një nga ata që kanë reaguar është edhe Arbër Çepani.

“Edhe sa të tjerë do lëmë të vdesin spitaleve për një injeksion?! Edhe sa fëmijve të tjerë, do t’iu ndërpresim frymën dhe ëndrrat për një anestesi, përpara se ne të “rritur” të zëmë mënd?! Të lutem Blerta, tregoji Zotit për të gjithë barbarët dhe kasapët që të morën jetën kaq të vogël….Ne të tjerve që kemi mbetur akoma gjallë, vetëm ai mund të na shpëtojë nga ky ferr që vetë kemi krijuar”,-shkruan Çepani.

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar po ashtu në rrjetet sociale mbi ngjarjen që tronditi opinionin publik.

“Shpirti yt u ktheftë në ëngjëll mbrojtës për feëijë të tjerë. Këndofsh atje lart me ëngjëjt “,-shkruan Gaçe.

Postimi i plotë:

Dhimbje dhimbje ..
Një ëngjëll u shtua në parajsë .
Një shpirt u shkëput nga familja e vetë e nuk mund ta imagjinoj dot dhimbjen që mund të lërë mbas për prindin humbja e fëmijes në këtë mënyrë. 
BLERTA , e vogla që këndonte kaq bukur, motra e vogël e @ermalpepa , mikut tim talent. 
Në këto raste edhe fjalët mbarojnë. 
Shpirti yt u ktheftë në ëngjëll mbrojtës për feëijë të tjerë ?‍♂️?‍♂️?‍♂️?‍♂️?‍♂️?‍♂️.
Këndofsh atje lart me ëngjëjt 

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: anestezitragjedi
Pas

Një vit pa mjeshtrin e PR-it shqiptar, të gjithëve u mungon Agim Neza

Para

Si festoi dje Majlinda Bregu, pas një dite “rrolling” (VIDEO)

Para
Majlinda Bregu i mban ”ison” Edi Ramës: Rreziku rus shumë i fuqishëm…

Si festoi dje Majlinda Bregu, pas një dite “rrolling” (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.