Mjeku anestezist i Spitalit të Traumës, Apostol Vaso ka reaguar përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në spitalin “Continental”, ku një 16-vjeçare humbi jetën pas operacionit.
Teksa gjithë vëmendja është zhvendosur drejt mjekut anestezist që tentoi vetëvrasjen me anestezi pas ngjarjes, mjeku i Spitalit Ushtarak shkruan se edhe ai do të bënte të njëjtën gjë.
SHKRIMI:
Edhe unë do të bëja te njëjtën gjë që bëri shoku dhe kolegu im i apasionuar, Dr. Tefik Zhurda. Do të vetvritesha me anestezi.
Nuk kam mundësi tjetër për të shprehur keqardhjen, hidhërimin dhe humbjen që prindërit e vajzës përjetojnë këto momente, veç edhe unë të shprehem siç shoku im u shpreh.
Nuk ka mundësi tjetër për të sqaruar median dhe opinionin e gjerë, rreth trysnisë që ushtrohet ndaj mjekëve dhe veçanërisht anestezistëve, veç këmbimit kokë më kokë, me jetën e humbur.
Nuk ka mundësi tjetër për t’ju treguar juve, sa dashuri dhe humanizëm, vuajtje dhe dhimbje kemi ne, për çdo njeri të humbur në punën tonë.
Nuk ka mundësi tjetër për t’i sqaruar opinionit, se në çdo vend të botës një i sëmurë me një komplikacion të tillë, është e destinuar të ketë një fat të tillë.
Nuk ka mundesi tjetër për t’i shprehur medias dhe opinionit publik, se edhe kur ke preparatin, i sëmuri vdes, por nuk mund të ndodhi që mjeku të paragjykohet për humanizmin, profesionalizmin dhe përgjegjësinë prindërore, aq sa të bëjë suicid, që ta besojnë që nuk është siç ju e mendoni.
Nuk ka mundësi tjetër që Tefiku dhe të gjithë kolegët e mi t’ju tregojnë se kemi dhuruar gjak për të sëmurët tanë pa na e kërkuar njeri dhe pa ja thënë njeriu, për të shpëtuar jetën e të sëmurëve tanë, të cilët kanë patur nevojën urgjente për gjak dhe më pas jemi kthyer në punë.
Nuk ka mundësi tjetër t’ju tregojmë se ne më shumë flemë në spitale se sa në shtëpi, që më shumë rrimë pa gjumë, se sa flemë.
Nuk ka mundësi tjetër për të treguar se te gjithë ne, jemi të vetëm në këtë betejë të pabarabartë me opinionin dhe shtetin i cili asnjëherë nuk na ka mbrojtur.
Nuk ka mundesi tjeter per t’i treguar opinionit dhe madias qe ne nisemi ne mengjes per ne pune dhe kthehemi ne darke per te siguruar ekzistencen e familjes sone me nje rroge e cila nuk na mjafton dhe jo per te mbytur njerez.
Nuk ka mundësi tjetër për të përballuar fjalën helm të medias, e cila duke e menduar mirë dhe me cinizëm thotë që anestezisti kishte mbidozuar preparatet e anestezisë.
Nuk ka mundësi tjetër të shpjegojemi, që pas çdo të sëmuri që ne anestezojmë, kemi nga mbrapa ligjin dhe gjykatën dhe gjithmonë kemi qenë të paragjykuar, për mos humanizëm.
Nuk ka mundësi tjetër që t’ju themi :
Njerëz ju duam shumë dhe ne jemi ditë e natë në roje të shëndetit tuaj, madje duke dhënë dhe jetën tonë, që ta kuptoni dashurinë dhe pasionin tonë për këtë mison.
Nuk ka mundesi tjetër t’ju themi: Njerëz në jetën tonë e kemi për ju. (M.D/Shuplaka)