Ditën e sotme në studion e televizionit FaxNews ka qënë i ftuar avokat Zaçe Islami.
Islami është avokati i aksidentit ku një 17-vjeçare ka mbetur e vdekur në Borsht të Sarandës një muaj më parë. Nga gjykimi i çështjes viktima e njohur si Analuiza Duro 17 vjeçare, ka dalë si drejtuesja e mjetit e cila shkaktoi dhe aksidentit.
Ndërkohë që avokati i familjes Duro në studio ka dhënë deklarata të forta duke përmendur këtu me emër prokurorin e çështjes Lorenc Mërkuri, i cili nuk i ka vënë në dispozicion dokumentacioni përkatës. Avokati pretendon se çështja është mbyllur pa u bërë analiza e mjetit dhe autopsia e trupit të vajzës. Po sipas avokatit çështja është mbyllur që në 4 ditët e para të gjykimit të saj.
“Në 15 mars të viti 2019 në Borsh ka ndodhur një aksident ku ka mbetur e vdekur një 17 vjeçare., Prokuroria e Sarandës e ka mbyllur këtë çështje pa bërë autopsi të trupit as analiza të mjetit. E gjithë kjo nga ana e prokurorisë së Sarandës është mbyllur që në 4 ditët e para.
Sipas djalit Robert Dhuli,, shoqërues i vajzës, në timon ka qënë vajza, por kjo gjë nuk i ka bindur familjarët.
Prindërit kanë vijuar më tej me dyshimet e tyre. Ata kanë dëshmuar së kufoma e viktimës ishte normale, kjo hedh poshtë iden se viktima ka vdekur nga mbytja e ujit. Por sipas familjarëve vajza ka patur një shënjë pas qafës, kjo ishte e vetmja shenjë.”
Avokati pretendon që dëshmia e shoqëruesit të vajzës, Robert Dhuli, nuk është e drejtë dhe sipas tij kjo mund të jetë e manipuluar.
“Dëshmia mund të jetë e manipuluar, unë e mendoj këtë sepse shpesh gjejm të dhëna kontradiktore. Në kohë kur ne kemi kërkuar zhvarrojse e trupit për bërjen e autopsisë prokurori i çështje ka dalë nga vetja duke u acaruar dhe bërtitur. Ndërkohë që unë në datën 2 kam bërë një kërkesë tëk prokurori Mërkuri, që të kem në dispozicion matërialet në fashikullin e dosjes penale dhe deri më tani asgjë nuk më ka ardhur. Po në datën 2 kam kontaktuar me familjarët e Dhulit dhe ata që prej asaj kohe nuk kanë dashur të flasin më me mua.”
Për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, duke mos pasur asnjë reagim nga Prokuroria e rrethit Sarandë, Islami ka dërguar dokumentat dhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, nga I cili po ashtu nuk ka marrë asnjë zgjidhje deri tani.
“Sipas meje në këtë çështje janë shumë gjëra që nuk shkojnë, nga ana ligjor janë shkelur të gjitha ligjet, gjë që nuk të çon në zbardhjen e të vërtetës.
Unë si avokat i kam bërë të gjitha hapaet e mi, tani jam në pritje të KLP-së, më tej do të vijoj me procedurat e tjera ligjore. Unë jam këtu, në studion tuaj, shumë I irrituar, më mungon dokumentacioni përkatës, ligji është shkelur me të dyja këmbët, ndërkohë që ju kam sjell dhe video për të treguar ndoshta nga afër rrethanat e aksidentit.”
Në mbyllje të fjalës së tij Zaçe Islami është shprehur se kjo çështje do të vijoj më tej der në zbardhjen e plotë të saj.
“Ndërkohë që këtu kemi një qeveri, një president, një komision ONM për vettingun ata duhet të reagojnë sepse ndoshta gjendja mund të përkeqsohet dhe të dal jashtë kontrollit.”