17:23 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Vdekja e 22 vjeçarit, PD: Rama qëndron në krah të Balilit, shyp pa mëshirë të vobektit

13:39 | 04/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vetëvarja e 22-vjeçarit në Rrogozhinë, flet babai: Trafikojnë hashash me kamionë e s’u ndodh gjë

Partia Demokratike ka reaguar për vdekjen në burgun e Rrogozhinës të 22 vjeçarit Estref Halili. Sipas saj qeveria e Ramës mban në burg të vobektit ndërkohë që kriminelë si Klement Balili lihen akoma të lirë. PD i bën thirrje gjithashtu edhe Prokurorisë të nis menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë.

”Me Edi Ramën, Klement Balili që e kërkon gjysma e policive të Europës, e cilësohet nga CNN si, Eskobari i Ballkanit, trafikanti më i madh i drogës në rajon, gëzon mbrojtje, liri, pushtet, madje dhe zyrë të lartë drejtuese në shtet, dhe asgjë nuk e gjen atë, edhe pse duhej arrestuar prej majit të vitit 2016.

Me Edi Ramën, një i ri 22 vjecar, Estref Halili, i arrestuar nga policia sipas familjarëve të tij me 3 gram hashash, trajtohet pa mëshirë, dhe shtyhet drejt vetvrasjes në qeli.

Këto janë dy standardet e Edi Ramës.

Në shërbim të trafikantëve, të krimit të organizuar, të bandave që kontrollojnë drogën në rajon, dhe i dhunshëm me të pamundurin, me të vobektin që është kapur me 3 gram hashash.

Kjo është padrejtësia që ka mbjellë ai, në këtë vend, që po trondit sot shoqërinë, që po vret shpresën.

Ne e dimë se frymëzuesi e kësaj klime është Edi Rama, por ata që kanë direkt dorë në vdekjen e 22 vjecarit, duhet të dalin para drejtësisë.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë me urgjencë dhe seriozitet të gjithë procedurat që janë ndjekur nga policia dhe autoritetet e burgjeve në rastin e 22 vjecarit Estref Halili. Të hetojë e të nxjerrë para ligjit përgjegjësit”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Etiketa: Dumaramarrogozhine
Pas

Ministri Manjani vendos piketat për 2017: Nga Reformat te ftesa për bashkëpunim e qytetarëve

Para

Armëmbajtja pa leje, Tahiri: Derë më derë, thirrje qytetarëve për t’i dorëzuar deri në Prill

Para
Armëmbajtja pa leje, Tahiri: Derë më derë, thirrje qytetarëve për t’i dorëzuar deri në Prill

Armëmbajtja pa leje, Tahiri: Derë më derë, thirrje qytetarëve për t'i dorëzuar deri në Prill

Discussion about this post

 



Të Fundit

15 emigrantë të tjerë drejt Gjadrit, mbërrijnë sot në Shëngjin

Saimir Korreshi kritikon administratën lokale në Lushnje: Janë larguar dhjetëra drejtorë

4 miliardë euro kredi për blerje banese, bankat në Shqipëri Bankat rrisin financimin e huadhënieve

Sirenat e alarmit bien në jug të Izraelit, IDF: Po verifikojmë situatën

Tikhanovskaya: Opozita bjelloruse po forcohet. Mirënjohje për Kosovën dhe Shqipërinë

“Kjo nuk ka të bëjë me programin bërthamor”, Khamenei i dërgon mesazh Trump-it nëpërmjetë një fjalimi të regjistruar

Hegseth mbron veprimet e SHBA-së kundër objektivave bërthamore në Iran

Tragjedi në futbollin argjentinas, ndërron jetë 18-vjeçari Camilo Nuin gjatë operacionit në gju

Zjarri në Qafë Gjashtë, në terren forcat zjarrfikëse nga Saranda dhe bashkitë përreth

Projektligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Do të sjellë zhvillim dhe mbrojtje të mjedisit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.