Të afërmit e 28-vjeçares Elda Beqo, e cila humbi jetën në Vlorë gjatë lindjes së fëmijës me operacion janë shprehur se ajo nuk kishte vuajtur ndonjëherë nga ndonjë sëmundje.
Sipas gazetës “Panorma” daja i 28-vjeçares ka lëshuar akuza ndaj mjekëve, ndërsa ka konfirmuar se Elda nuk kishte shfaqur probleme me zemrën.
“Na kanë thënë ka vdekur, e kanë cuar në morg, nuk po na jep asnjeri përgjigje. Nuk e dimë cfarë po bëhet, jemi totalisht të shokuar, gjithcka nga doktorët këtu në spital, se cfarë bëhet në këtë botë asnjë nuk e di apo të japë një përgjigje, nuk e dimë jemi të shokuar. Të vdesë njeriu në lindje, në një moshë kaq të re, 28 vjecare…Vajza nuk vuante nga probleme të zemrës asnjëherë. Nuk ka patur shqetësime”, tha ai.
(S.SH/Shuplaka)