03:22 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Ekspertiza e Prokurorisë e dërguar në Itali kthehet pas për mungesë dokumentacioni

13:02 | 24/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Ekspertiza e Prokurorisë e dërguar në Itali kthehet pas për mungesë dokumentacioni

Në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, ekspertiza që ka dërguar në Itali prokuroria, i është kthyer pas për mungesë dokumentacioni, sepse organi i akuzës ka dërguar në letërporosi vetëm letrat dhe jo mostrat e plota.

Prokuroria e Tiranës muaj më parë ka dërguar letërporosi në Itali, për të kryer një ekspertizë mjekoligjore, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu në një klinikë dentare në Tiranë. Familjarët e 3-vjeçarit kanë kundërshtuar që ekspertiza mjekoligjore të ribëhet në Itali.

Ekspertiza mjekoligjore që u bë nga IML rezultoi se shkak për vdekjen fatale të 3 vjeçarit u bë anestezia, e vendosur në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho. Por prokuroria e Tiranës kërkoi të bëhej ekspertiza mjekoligjore në Itali, pasi sipas organit të akuzës akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë , konkluzioni ishte i pasaktë dhe se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Prokuroria ka marrë në pyetje vetëm një mjek në QSUT, ndërsa të tjerët që kanë qenë kurim nuk janë marrë në pyetje kur 3-vjeçari ishte i shtruar te pediatria e QSUT, pasi kishte bërë ndërhyrje në dhëmbë te klinika e Roland Xhaxhos. Kur 3-vjeçari u shtrua në QSUT e kanë asistuar të paktën 6 mjekë.

Po shtu, prokuroria ka sekuestruar kartelën te QSUT dhe nuk ka lënë asnjë kopje për familjarët. Familjarët e 3-vjeçarit kanë kërkuar vazhdimisht informacion nga prokuroria lidhur me hetimet, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Përgjigja që kanë marrë “Ju si trashëgimtarë të viktimës nuk keni të drejtë të informoheni gjatë hetimit, kur të mbarojnë hetimet do u pajis me dosjen”

3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë ne reanimacionin e Pediatrisë më datë 1 tetor 2023, tre ditë pas një mjekimi që kreu në 14 dhëmbë në klinikë dentare në kryeqytet të mjekut Roland Xhaxho.

Pas

BE-ja kërkon të dënohen përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Para

Gjata: Skandal! Gjyqtari Hoxha, rasti që zbulon standartin e dyfishtë të SPAK dhe politizimin e drejtësisë

Para
Gjata: Skandal! Gjyqtari Hoxha, rasti që zbulon standartin e dyfishtë të SPAK dhe politizimin e drejtësisë

Gjata: Skandal! Gjyqtari Hoxha, rasti që zbulon standartin e dyfishtë të SPAK dhe politizimin e drejtësisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.