Pas vekjes së 30-vjeçarit shqiptar, AArdian Zagani grupi i fushatës Stop Killing Cyclists (SKC) ka dalë në protestë në nderë të çiklistit të fundit të vrarë në rrugët e Londrës.
30-vjeçari shqiptar u godit nga një kamion Ford Transit në Camden Road, Holloëay, ku dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.
Sipas “Road.cc”, Në një deklaratë në faqen e saj të Facebook, SKC ka thënë: “Me keqardhje ne do të bëjmë protestë për të kujtuar personin e 6 të vrarë, ndërsa kishte hipur në një biçikletë u godit nga një kamion në rrugën Camden në kryqëzimin me Brecknock Road në 06:00 të martën, 29 gusht. Ne do të fillojmë mbledhjen nga ora 18:00 të hënën më 4 shtator në kryqëzimin e Camden Rd dhe Brecknock Rd, jashtë pijetore Unicorn. Vigjilja do të fillojë formalisht pas orës 18.30”.
Po ashtu, Andy Forbes, drejtori i kolegjit është shprehur se “Ardian ishte një anëtar i stafit tonë të kujdestarisë që kishte qenë me ne për rreth një vit në Qendrën Tottenham. Ai ishte një koleg shumë popullor i cili ishte i ndritshëm, i gëzuar dhe punëtor”.
“Shumë prej nesh që e njohim Samin u ndjenë si të djegur dje, si ishte si gjithë ne të tjerët, ai u vra gjatë udhëtimit të tij për në punë për të hapur Kolegjin. Ndihemi të humbur dhe zemrat tona do të shkojnë për familjen dhe miqtë e tij. ”
(S.SH.Shuplaka)