Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës përgjegjësit e Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër. Ato akuzohen nga prokuroria se nuk garantuan sigurinë teknike gjatë punës për Kletos Çelikun.
Përgjegjësi i ujrave të zeza në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime, Preke Toma ka marrë nga gjykata masën “arrest shtëpie “.
Kletos Çeliku humbi jetën pak ditë më parë teksa kishte hyrë në një pusetë në unazën perendimore për riparimin e një defeki.
DETAJE:
Më datë 14.07.2017, në lagjen “Partizani ” Shkodër , në vendin e quajtur pranë “Kolegjit Turk” , ndërsa po punonin në një kolektor të ujrave të zeza, ka humbur jetën shtetasi K. Ç, 34 vjeç, banues në Golem – Shkodër si dhe është plagosur shtetasi Gj.Gj, 56 vjeç, banues në Shkodër. Në përfundimin të veprimeve hetimore , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Preke Toma, 48 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i ujrave të zeza në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Shkodër .
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: – Y. R. 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inxhinier në Ndërmarrjen Ujësjellës kanalizime Shkodër – L.P. 52 vjeç, banues në Shkodër , me detyrë drejtues teknik në Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Shkodër.
Proçedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi nuk kanë marrë masat e sigurimit teknik të percaktuar nga legjislacioni në fuqi si dhe nuk i kanë pajisur me masa mbrojtëse. Materialet i kaluan Prokurorise se rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren venale ” Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë ” parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post