Shefja e Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” Alma Cani, gjatë një interviste për mediat, foli për vdekjen e 36-vjeçares, e cila dyshohet se ishte paraqitur në spital me simptoma të gripit AH1N1.
Sipas Canit, e reja ka ardhur me shenja gripi, ndërkohë që nuk konfimon se ka ndërruar jetë për shkak të virusit AH1N1, por shton se vdekja ka ardhur dhe si pasoje e sëmundjeve të tjera shoqëruese.
“36-vjeçarja shtatzënë erdhi në spital me shenja gripi. U detyruam të bënim lindje të parakohshme të binjkaëve, njëri nuk mundi të mbijetojë, ndërkohë që foshnja tjetër fatmirsisht është në gjendje të mirë në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Të gjitha rastet që nuk kanë mundur të mbijetojnë, kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Nuk mundëm ta ndalojmë dot dhe në datën 25 shkurt ndërroi jetë. Asisitennca ka qenë e lartë nga mjekët, por gruaja nuk mundi të mbijetojë.”- u shpreh Alma Cani.
Kujtojmë se 36 vjeçarja kishte më shumë se një javë e shtruar në Sanatorium, ndërkohë që burime bëjnë me dije se gruaja është shtruar në spital me komplikacione që ka pasur si rezultat i kequshqyerjes.(Lexo këtu)
(M.Q/Faxweb.al)