Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme shumë pranë qendrës në qendër të qytetit të Korçës pasi një person është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Fillimisht u raportua se viktima Gramoz Nako ishte gjetur nga bashkëshortja e tij duke u akumuluar se mund të kishte vrarë veten, ndërkohë që burime bëjnë me dije se ekziston mundësia të jetë dhunuar dhe më pas ekzekutuar nga grabitësit.
Ai kishte 2 dite me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të Korçës, pasi jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer në vendlindje ndërkohë informacioni i vetëm i dhënë nga Policia ka qenë se nfgjarja është denoncuar nga e shoqja.
Ndërkohë, ende nuk ka një deklaratë zyrtare për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)