Pas plagosjes dhe vdekjes së dy punonjësve në një kantier ndërtimi, Inspektoriati i Punës ka pezulluar punën në një sektor të firmës private.
“Ndërkohë që në kushtet kur vazhdimi i punësnë këtë zonë përbën kërcenim konstant për shëndetin dhe sigurinë në punëtë punonjësve të tjerë, inspektorët kanë vendosur marrjen e masës urgjentetë “Pezullimit të punës” pa afat, në Repartin e Petëzimit më konkretisht nëvendin e magazinimit të produkteve të gatëshme.
Ky pezullim do të vijojë deri në rregullimin e situatës, e cila të mundësojë punë të sigurt për punëmarrësit”, shkruhet në njoftim.
Kujtojmë që sot, policia arrestoi përgjegjësin e punës, 58-vjeçari Flamur Alterziu banues në Ebasan.
Policia përmes një njoftimi zyrtar shkruante se pas arrestimit të përgjegjësit është shpallur në kërkim edhe një inxhinier, banues në Maqedoni. (J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post