13:31 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekja e 7-vjeçares në Durrës, reagon ministria: Mos neglizhoni shenjat e gripit!

15:13 | 15/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e 7-vjeçares në Durrës, reagon ministria: Mos neglizhoni shenjat e gripit!

Pas vdekjes së 7-vjeçares në Durrës, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. Në një deklaratë për mediat, ministria deklaron se nuk duhet të neglizhohen shenjat e gripit nga askush.

“Mos e neglizhoni vaksinën dhe gjestet që ju mbrojnë nga gripi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh dhimbjen për fatkeqësinë e ndodhur në spitalin e Durrësit, ku një 7 vjeçare humbi jetën pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spital. Ekipi i mjekëve me përkushtim e profesionalizëm bënë maksimumin për ta mbajtur fëmijën në jetë, ndërsa ekspertët po analizojnë nëse shkaku i vdekjes lidhet apo jo me gripin stinor. Lidhur me situatën e gripit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndëmarrë Planin e masave për përballimin e qarkullimit të gripit në vend. Në të njëjtën kohë i bëjmë apel qytetarëve të mos neglizhojnë shenjat e gripit por të konsultohen me mjekun e familjes për të parandaluar komplikacionet. Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, aktualisht vihet re një rritje e qarkullimit të gripit dhe virozave por nuk kemi situatë epidemie të gripit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos i neglizhojnë gjestet parandaluese, duke ndjekur disa këshilla të thjeshta po mjaft të vlefshme për një dimër pa viruse. Për të gjithë kategoritë në rrezik për komplikacione, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar vaksinën FALAS për gripin stinor, duke filluar nga fëmijët, të moshuarit me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, etj. Janë ende gjendje 9000 mijë doza vaksine FALAS, ndaj ftojmë popullatën në risk të vaksinohet. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të zgjerojë shërbimin në mënyrë që të përballohet fluksi i pritshëm në këtë periudhë. Përveç spitaleve, katër qendra shëndetësore në Tiranë do të kalojnë në shërbim 24 orësh, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët do të mund ta marrin shërbimin ditën dhe natën pranë lagjeve të tyre, pa patur nevojë të shkojnë në spitale.

Përkatësisht: Qendra Shëndetësore nr 6 në Kombinat, Qendra Shëndetësore nr 7 në Laprakë, Qendra Shëndetësore nr 8 në zonën e ish-Bllokut, Qendra Shëndetësore nr 10 në zonën e Oxhakut. Ftojmë qytetarët ti drejtohen qendrave shëndetësore. (J.V/Faxweb)

 

 

Pas

PAMJE EKSKLUZIVE/ Grabitet banka brenda Hipotekës, çfarë i tha grabitësi rojes

Para

Kuvendi nxjerr pikët për kandidatët e shoqërisë civile në KLP, ja kush përjashtohet

Para
Të premten mblidhet për herë të parë Komisioni i Reformës Zgjedhore

Kuvendi nxjerr pikët për kandidatët e shoqërisë civile në KLP, ja kush përjashtohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dronët iranianë godasin Izraelin në një depërtim të rrallë të mbrojtjes ajrore

Dështon sërish konstituimi për të 35-tën herë i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Night”: Në pranga një autor, në kërkim bashkëpunëtori

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.