Pas ngjarjes së ndodhur në lagjen 16 të Durrësit ku 83-vjeçarja, Floresha Shkurti, u gjet e pajetë, është shoqëruar në polici edhe nusja e djalit të viktimës.
Ngjarja po hetohet nën 2 akuza si vrasje dhe si ngjarje aksidentale, por sipas informacioneve nga këqyrja paraprake tek viktima, janë vënë re goditje të forta në kokë.
Po ashtu në banesë janë gjetur edhe gjurmë pranë viktimës, e cila jetonte me nipin. Ky i fundit është shoqëruar më herët në polici, ku do të merret në pyetje nëse ka dijeni për ngjarjen.
Më pas do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë nëse gruaja është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar hemorragji, apo nëse është vrarë nga dikush.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post