08:22 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekja e adoleshentes që udhëtonte nga Saranda në Janinë, autopsia horror: I kishin hequr mitrën, gjuhën dhe…

09:48 | 24/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e adoleshentes që udhëtonte nga Saranda në Janinë, autopsia horror: I kishin hequr mitrën, gjuhën dhe…

Të dhëna tronditëse janë publikuar nga mediat greke lidhur me përgjigjen e autopsisë së adoleshentes shqiptare Konstandina Anagnosti, e cila humbi jetën në taksi duke u udhëtuar nga Saranda në Janinë.

Mjeku-ligjor Theodoros Vougiouklakis, i cili ka vulosur dhe firmosur autopsinë, e cila ka treguar se Konstandinës i ishin hequr organet vitale në mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standardi të mjekësisë ligjore.

Sipas tij, nga trupi i 16-vjeçares mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri. Kurse në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës (lloj anestezie).

Duke iu referuar burimeve të veta, “EspressoNews” shkruan se edhe vet mjeku-ligjor i Universitetit të Janinës ishte habitur nga metoda jo profesionale e ekspertizës mjeko-ligjore që i ishte bërë 16-vjeçares në Shqipëri.

Ai madje ka kërkuar para hetuesve edhe bërjen e një testi gjenetik për t’u identifikuar organet që pala shqiptare dërgoi për analiza në Greqi.

Më 15 Nëntor të vitit 2014, Konstandina Anagnosti kishte shkuar tek dentisti në Sarandë me një taksist grek. Gjatë kthimit për në Janinë, ku banonte me të ëmën, 16-vjeçarja humbi ndjenjat në makinë dhe mbërriti pa jetë në spital. Ekspertiza mjeko-ligjore në Shqipëri doli në konkluzionin se vajza humbi jetën nga shkaqe natyrale dhe pushoi hetimet.

Babai i adoleshentes, Jorgo Anagnosti i cili nuk banonte me familjen e tij pasi është i divorcuar nga bashkëshortja, bëri kallëzim në Policinë e Janinës që kjo ngjarje të hetohej deri në fund. Ai ka pretenduar vazhdimisht se vajza e tij nuk ndërroi jetë për shkaqe natyrale. Hetimi në Greqi po vazhdon ende, kurse taksisti grek që po e shoqëronte ndiqet penalisht.  Tashmë, faktet e reja të mjekut ligjor në Janinë, kanë shokuar edhe vet hetuesit që po përpiqen të zbardhin këtë ngjarje.

http://www.espressonews.gr/reportaz/2018/03/170683/xerizosan-ti-mitra-kai-ti-glossa-tis-16hronis-ellinopoylas-stin-alvania

 

Pas

Shkëmbeu jetën e tij me pengun, kush është polici francez që ra si hero

Para

Dënohet për shitje droge në Angli lojtari i njohur i kampionatit shqiptar

Para
Dënohet për shitje droge në Angli lojtari i njohur i kampionatit shqiptar

Dënohet për shitje droge në Angli lojtari i njohur i kampionatit shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht regjimin e Talebanëve në Afganistan

Përmbyset autobusi i Flixbus në autostradën gjermane

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Transformimi digjital, zbardhet marrëveshja 44 milionë euro me BE

“Arratisja” e kapitalit, bizneset dhe individët shqiptarë kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

Trump e pranon: Nuk ka përparim në Ukrainë me Putinin, ne vazhdojmë t’i japim armë Kievit

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së kafshëve në Kosovë, AUV masa për kontrollin e situatës

Parashikimi i motit, 4 korrik 2025

Netanyahu premton përsëri se do të kthejë “të gjithë” pengjet

14 vatra zjarri të raportuara brenda ditës, 10 të shuar, 4 ende aktive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.